E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami në Japoni-katastrofa më e shtrenjtë

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 12:38

Qeveria japoneze thotë se kostoja e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga cunami mund të arrijnë në 309 miliardë dollarë.

Qytete të tëra u fshinë nga faqja e dheut kur u goditën nga vala e madhe e detit më 11 mars. U shkatërruan ferma, fabrika, rrugë, hekurudha e linja elektrike, ndërsa gati një milion njerëz kanë mbetur pa shtëpi.

Me gjithë shkatërrimet, shumë japonezë shpresojnë që përpjekjet për rindërtim ta ndihmojnë ekonominë e vendit.

Nëse vlerësimet e qeverisë dalin të sakta, ato do ta radhisnin tërmetin dhe cunamin që dërmuan bregdetin verilindor të Japonisë ndër fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme në histori.

Kostoja e parashikuar – që arrin deri në 309 miliardë dollarë – përfshin shkatërrimin e banesave, bizneseve dhe infrastrukturës në shtatë prefekturat të goditura më rëndë. Por kjo mund të mos jetë e tëra.

Tokio është zemra e ekonomisë së tretë në botë.

Kjo qendër financiare botërore po përballet me ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të centralit bërthamor të Fukushimës.

Humbjet e bizneseve për shkak të pengesave në furnizim me energji nuk llogariten në vlerësime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›