Izraeli vazhdon sulmet në Gazë

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 13:25
Sulmet izraelite kanë vrarë dy militantë palestinezë në Rripin e Gazës, kanë njoftuar zyrtarë të Hamasit. Incidenti vjen një ditë pasi që grupi palestinez ka ofruar armëpushim, nëse edhe Izraeli do të bënte një gjë të tillë.
Pesë militantë dhe katër civilë janë vrarë në sulmet e javës së kaluar, për të cilat Izraeli tha se ishin përgjigje ndaj raketave të Hamasit, të shkrepura kundër territorit të Izraelit.