E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiçi refuzon edhe Samitin e Dubrovnikut për shkak të Thaçit

Në Dubrovnik më 9 e 10 korrik do të mbahet Croatia Samit, i pesti me radhë, por Serbia sërish ka refuzuar të marrë pjesë në këtë tubim për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës, shkruan "Jutarnji list".
Në këtë Samit, Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, sipas gazetës zagrebase, do të grumbullojë ekip kryeministrash respektabilë nga Europa.
Ylli kryesor i tubimit të lartë do të jetë, gjithsesi, Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, pastaj ai francez Fransoa Filon, Kryeministri polak, Donald Tusk, pastaj Kryeministri bullgar, Bojko Borisov.
Në Samitin e Dubrovnikut do të marrin pjesë edhe të gjithë krerët e shteteve nga rajoni( Sllovenia, BeH, Maqedonia, Mali i Zi. Do të mungojë përfaqësuesi i Serbisë, përkatësisht Boris Tadiç, për shkak se Dubrovniku do ta mirëpresë edhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan B92.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›