E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq akuza Prishtinës:Ndryshoi identitetin e shenjtëroreve serbe

BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Bors Tadic, tha se arti modern mund ta ndihmojë pajtimin e shteteve. Sipas tij, kjo ka qënë fusha e vetme e shkëmbimeve me shteteve që nga luftërat e vitit 1990 në ish-Jugosllavi.

Këto komente presidenti serb i bëri në një konferencë që pasoi takimin e nëntë presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, i cili u zhvillua në në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.

Në fjalimin e tij, Tadic foli edhe për trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë, një pjesë e së cilës është nën përkujdesjen e UNESCO-s.

“Ato objekte përfaqësojnë thelbin e identitetit serb. Fizikisht ato janë, fatkeqësisht të rrezikuara nga ekstremistët-më shumë se 150 kisha dhe manastire janë shkatërruar që nga qershori i vitit 1999. Ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve politike të Prishtinës për të ndryshuar identitetin e padiskutueshëm të këtyre shenjtëroreve në një identitet kosovar” tha ai.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët pjesëmarrësit e samitit që u mbajt nën patronazhin e UNESCO-s thanë se “do të mbesin të përkushtuar plotësisht për procesin e pajtimit në Evropën Juglindore për të ndërtuar një të ardhme paqësore, prosperuese e evropiane për tërë rajonin”.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›