Tadiq i uron fitoren Nikoliqit

Pas shpalljeve të rezultateve të para nga Komisionin Republikan Zgjedhor, presidenti i deritashëm, Borisë Tadiq i ka falënderuar votuesit e tij dhe ka uruar fitoren kryetarit të Partisë Përparimtare të Serbisë.
Tomsilav Nikoliq, partia e të cilit më herët e kishte shpallur fitoren në bazë të dy exit pool-eve që e nxirrnin fitues, falënderoi presidentin e deritashëm, Boris Tadiq për pranimin e humbjes.
Deklarata e parë e presidentit të ardhshëm të Serbisë Tomisllav Nikoliqi është se Serbia nuk do të lëshon rrugën e integrimit evropian dhe se do të kujdesët për serbët e Kosovës. Ai tha se falënderoi, Boris Tadiqin për urimin me rastin e zgjedhjes së tij për president të ardhshëm të Serbisë.
Nikoliq shpall fitoren
Udhëheqja e Partisë Përparimtare të Serbisë e ka shpallur fitoren e vet në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Serbi. Edhe dy exit pool – njoftojnë se fitore në këtë zgjedhje ka shënuar Tomsilav Nikoliq.
Kryetari i Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomisllav Nikoliq e ka shpallur fitoren e vet në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Serbi.
Deklarata e parë e Nikoliqit është se Serbia nuk do të lëshon rrugën e integrimit evropian dhe se do të kujdesët për serbët e Kosovës.
Sipas rezultateve të para që kanë arritur në Qendrën për Demokraci dhe Zgjedhje të Lira(CeSID), gjysmë ore pas mbylljes së vendvotimeve, kandidati për president i Partisë Përparimtare, Tomisllav Nikoliq prin me 49.9 për qind, derisa presidenti i deritashëm Boris Tadiq ka marrë 47.7 për qind.
Rezultatet, sipas mediave serbe, nuk jane nga numërimi i plotë i votave dhe mund të pësojnë ndryshime.
OSBE: Deri në orën 14, votuan 11 për qind e votuesve
Deri në orën 14:00 pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë ka arritur 11 për qind, raporton Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Uerner Almhofer vizitoi disa vendvotime dhe takoi stafin e OSBE-së që po udhëheq me qendrat e votimit, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Jam i kënaqur që të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë të duhur këtë mëngjes dhe që votimi po kalon pa incidente”, tha ai gjatë vizitës në qendrën e votimit në Zveçan.
“Qendrat e votimit do të mbesin të hapura deri në orën 20:00 dhe ne do të vazhdojmë operacionin tonë derisa edhe votuesi i fundit ta hedhë votën e vet në kuti”, ka thënë Almhofer.
Sipas OSBE-së, më shumë se 110 mijë votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, të cilat po lehtësohen nga ky mision.
Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për presidentin e Serbisë, në Kosovë po organizohet nga ana e OSBE-së, ashtu siç ishin pajtuar paraprakisht Qeveria në Prishtinë dhe ajo në Beograd.
Misioni i OSBE-së ka njoftuar se të gjitha vendvotimet, gjithsej 90, të mundësuara nga ky mision, janë hapur sot në Kosovë në ora 07:15.
“Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes”, citon komunikata e lëshuar nga Zyra për Informim, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer. Për t’u njoftuar nga afër me ecurinë e këtyre zgjedhjeve, ambasadori Almhofer ka vizituar një qendër votimi në Graçanicë.
Nga aspekti i sigurisë, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve po përkujdeset edhe Policia e Kosovës. Një kujdes i shtuar po u kushtohet sidomos viseve të banuara me popullatë të përzier.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se Policia e Kosovës ka një plan veprimi enkas për këto zgjedhje. Deri më tani, nga aspekti i sigurisë, ai ka konfirmuar se nuk është shënuar asnjë incident dhe se sipas tij, nuk ka indikacione që mund të ketë ndonjë tensionim apo përshkallëzim të situatës.
“Që nga orët e hershme të mëngjesit i kemi ofruar asistencën e nevojshme OSBE-së me përcjelljen e materialit zgjedhor deri në qendrat e votimeve, në gjithsej 13 lokacione të votimeve. Policia e Kosovës do të jetë prezente për të ofruar sigurinë, e veçanërisht shtimin e prezencës në zonat e banuara me popullatë të përzier për të evituar çfarëdo lloj eksesi të çfarëdo lloj karakteri”, ka bërë të ditur Hoti.
Më 6 maj, po nën organizimin e OSBE-në territorin e Kosovës u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare, përderisa ato lokale, nuk kishin mbështetjen ndërkombëtare, kështu që ato u zhvilluan vetëm në dy komuna veriore të populluara me shumicë serbe nën organizimin e strukturave paralele serbe që veprojnë atje.
Gjetja e formulës për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë përmes misionit të OSBE-së ishte mirëpritur nga qeveria e Kosovës dhe ishte përshëndetur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, përderisa është kundërshtuar nga opozita në Prishtinë e cila ka vlerësuar se në këtë formë, autoritetet e Prishtinës po legjitimojnë strukturat e Serbisë brenda territorit të Kosovës. (rel)
OSBE hapë vendvotimet për serbët në Kosovë
Të gjitha 90 vendvotimet të mundësuara nga OSBE, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, u hapën sot në Kosovë në ora 07.15, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer.
OSBE iu mundëson personave që jetojnë në Kosovë me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë.
Marrëveshja është arritur edhe për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu u organizuan më 6 maj, bashkë me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Zgjedhjet e 6 majit, janë zhvilluar në mënyrë të qetë në Kosovë.