Tadiq për Kosovën: Pak ne, pak Shqipëria
BEOGRAD- “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një nga zgjidhjet e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan, me kusht që Serbia të marrë një pjesë të territorit të Kosovës”,- ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic.
Mediat kosovare bëjnë me dije se në një intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, Tadic po ashtu ka thënë se kushdo që di ta lexojë historinë, do të shohë se krijim i Shqipërisë së Madhe ka qenë një projekt afatgjatë politik i shqiptarëve.
“Shqipëria e madhe do të ishte në të vërtetë një projekt shumë i rrezikshëm. Por, nëse ky projekt do të ishte pjesë e një zgjidhje të madhe historike midis shqiptarëve dhe serbëve, ne serbët do të pajtoheshim ta pranonim këtë zgjidhje. Kjo do të ishte një zgjidhe ku të dyja palët do të merrnin diçka, ndërsa zgjidhja do të krijonte paqen dhe stabilitetin e duhur”, - ka deklaruar Tadic.
Sipas presidentit serb një zgjidhje e tillë do të ishte një kontribut i madh. Në intervistë në mënyrë indirekte, Tadic ka lënë të kuptohet se në këmbim të kësaj, pret bashkimin e Republikës serbe të Bosnjës me Serbinë. “Unë nuk them se Shqipëria e madhe është zgjidhje ashtu siç nuk besoj se edhe Serbia e madhe është një zgjidhje madhështore. Ashtu siç jam edhe kundër ndarjes së Bosnjës, jam edhe kundër politikës së krijimit të shteteve të mëdha",- ka përfunduar intervistën e tij presidenti serb Boris Tadic.
(e.m/tg/BalkanWeb)