E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: S’ka BE për Serbinë pa njohur Kosovën

PRISHTINË- Në një intervistë për "Radio France Internationale", Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se Kosova është kundër çdo hapje të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, në një kohë që Beogradi refuzon të njohë Republikën e Kosovës.

"Ne besojmë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë tonë dhe ta shohë realitetin. Dy vendet tona duhet të punojnë së bashku që të mund të hyjnë një ditë në Bashkimin Evropian. Në qoftë se serbët nuk e pranojnë atë dhe nuk kanë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre, do të jetë e pamundur për ta që t’i bashkohen Evropës", ka theksuar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj u ka bërë thirrje Francës dhe vendeve të tjera evropiane që t'i bindin serbët që të hapin kapitullin e pajtimit me Kosovën, duke pranuar pavarësinë dhe realitetin e ri në Ballkan.

"Unë nuk mendoj se Evropa mund të pranojë anëtarësimin e një vendi që ka shumë probleme dhe konflikte me shtetet e tjera në rajon", ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për "Radio France Internationale".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›