Tadiqi s’e përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës. Në një intervistë me rrjetin televiziv Al-Jazeera, Tadiqi ka thënë se kjo "zgjidhje" do të mund të arrihej me negociata ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
“Duhet të jemi fleksibilë për secilën zgjidhje. Por kjo duhet të arrihet në negociata me shqiptarët e Kosovës. Ne duam që të ketë negociata dhe të arrihet kompromis, por jo që Serbia të humbasë gjithçka e shqiptarët të fitojnë gjithçka”, ka thënë presidenti serb.
I pyetur nëse fleksibiliteti për ndarjen është diç e re për politikën serbe, Tadiqi ka thënë se frigjiditeti nuk sjell asnjëherë rezultate në politikë. Presidenti serb ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë asnjëherë nga qëllimi për t’u bërë pjesë e BE-së, megjithë problemin e Kosovës. Sipas tij, BE-ja është neutral për statusin, pasi që janë 5 shtete që me siguri nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.
Tadiqi ka thënë se serbët e Kosovës nuk do ta pranojnë autoritetin e Prishtinës, sikurse që shqiptarët nuk e pranojnë autoritetin e Beogradit.