Tafaj: Arsimi i Lartë, i pa përgatitur për Sistemin e Bolonjës
Ministri i Arsimit vlerëson se duhet kohë e gjatë për adoptimin e Sistemit të Bolonjës Sistemi i Bolonjës, nuk është adaptuar ende ashtu siç duhet në universitetet shqiptare. Ashtu siç ka dashur një kohë shumë të gjatë për tu formuar do edhe një kohë shumë më të gjatë për të tu adaptuar, kështu është shprehur Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ditën e djeshme në konferencën Cilësia në Arsimin e Lartë dhe Procesi i Bolonjës, Gjendja dhe Perspektivat. Gjatë fjalës së tij, ministri Tafaj bëri me dije se implementimi i Kartës së
Bolonjës kërkon profesorat të kualifikuar dhe, kurrikula, si dhe infrastrukturë në universitete, gjë e cila në të vërtetë në universitetet tona nuk është ende e arritshme. Shqipëria sot ka arritur të përmbushë objektin kryesor politik për liberalizimin e AL-ve, për ti dhënë akses, sipas meritës dhe preferencës, në shkollimin e lartë çdo nxënësi që ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe dëshiron të vijojë Arsimin e Lartë. Vetëm këtë vit akademik shkollat e larta publike kanë ofruar 37.600 vende studimi për studentë të rinj në të tre ciklet e studimeve (bachelor, master dhe doktoratë) dhe rreth 4000 studentë të rinj kanë pranuar shkollat e lartë private, ka theksuar Tafaj gjatë fjalës së tij. Duke u ndalur në sektorin privat, Ministri Tafaj theksoi se arritjet e deritanishme në AL janë frutë i investimeve publike dhe private të bërë në këtë sektor.Karta e BolonjësGjatë fjalës së tij Ministri Tafaj rikonfirmoi se cilësia e shkollimit arsimor është ajo që do të përcaktojë shanset reale të të diplomuarve në tregun e punës dhe do të bëjë diferencën midis shkollave të larta. Duke renditur faktorët që ndikojnë në cilësinë e AL, Ministri Tafaj e ka vlerësuar profesoratin, cilësinë e kurrikulave moderne, kapacitetet në hapësira dhe laboratorë si rezultante të tyre. Po kështu në bashkëpunim me BB, MASH shpalli fillimin e projektit të parë për vlerësimin e standardeve akademike të zbatuara në reformën kurrikulare në AL. Ai do të pasohet nga një projekt i dytë për rankimin e universiteteve. Në përfundim të fjalës së tij Ministri Tafaj u shpreh se, cilësia është një rrugë shumë e gjatë dhe atë duhet ta përshkojmë të gjithë bashkë: politika, komuniteti akademik, studentët, biznesi, shoqëria civile, media dhe faktorë të tjerë. Por faktori vendimtar mbeteni ju të nderuar profesorë, studentë dhe drejtues të universiteteve. Qeveria Berisha e ka vënë arsimin në krye të listës së prioriteve të programit të saj. Investimi në arsim është përcaktues për dinamikën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë në këtë shekull ku shanset e zhvillimit të çdo vendi përcaktohen se sa shpejt do të arrijë të bëhet vend i ekonomisë dhe shoqërisë së mbështetur në dije, tha Tafaj.Konferenca Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore znj. Janu Armitage, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, përfaqësues të DAAD, ekspertë të MASH, Rektorë dhe studentë, përfaqësues të biznesit. Ministri Tafaj e vlerësoi si sfidën më të madhe dhe më afatgjatë në zhvillimin e Arsimit të Lartë, Cilësinë në AL dhe Procesin e Bolonjës. Në këtë kontekst, Ministri Tafaj theksoi se sistemi i Arsimit të Lartë në Shqipëri ka pësuar ndryshime rrënjësore. Në 4-5 vitet e fundit ai është reformuar thellësisht. Shqipëria sot ka arritur të përmbushë objektin kryesor politik për liberalizimin e AL-ve, për ti dhënë akses, sipas meritës dhe preferencës, në shkollimin e lartë çdo nxënësi që ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe dëshiron të vijojë Arsimin e Lartë. Vetëm këtë vit akademik shkollat e larta publike kanë ofruar 37.600 vende studimi për studentë të rinj në të tre ciklet e studimeve (bachelor, master dhe doktoratë) dhe rreth 4000 studentë të rinj kanë pranuar shkollat e lartë private.
Karta e Bolonjës, asistencë për standardet nga gjermanët dhe finlandezëtKonferenca mbi cilësinë në Arsimin e Lartë dhe procesin e Bolonjes, është ndërmarrë nga MASH në kuadër të reformës në këtë nivel arsimi. Miratimi i ligjit të ri për Arsimin e Lartë hapi rrugën për zbatimin e procesit të Bolonjës. Arsimi i Lartë shqiptar nëpërmjet këtij procesi synon të kthehet në një arsim cilësor për tju përgjigjur sa më mirë nevojave të tregut rajonal dhe global të punës. Për këtë kërkohet të përmirësohet cilësia e mësimdhënies, si në përmbajtje (kurrikula) ashtu edhe në metodat e mësimdhënies. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është dhe përgatitja e standardeve të arsimit të lartë sipas cikleve të studimit. Në kuadër të projektit Cilësi dhe Barazi në Arsim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kontraktuar kompaninë gjermane DAAD (German Academic Exchange Service) së bashku me kompaninë filandeze Finish Consulting Group, FCG, që të asistojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për përgatitjen e standardeve të Arsimit të Lartë sipas cikleve të studimit, në përputhje me kërkesat e procesit të Bolonjës. MASH dhe DAAD do të kryejnë një studim të gjendjes aktuale të Arsimit të Lartë dhe për të hartuar standardet progresive, përfshirë këtu edhe kërkimin shkencor, deri në arritjen e standardeve evropiane, duke dhënë rekomandimet përkatëse për arritjen e tyre. Ata do të ristrukturojnë programet në përputhje me standardet europiane, do të përcaktojnë pajtueshmërinë e kurrikulës universitare me nivele të ndryshme të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, do të hartojnë rezultatet e mësimit për programet e përmendura dhe për të kompletuar kuadrin kualifikimet në nivel qendror dhe departamentit.Liri Mëhalla
Last Updated on E Shtune, 16 Janar 2010 10:15