Buxheti i Bashkisë së Tiranës, peng i Këshilltarëve bashkiakë të PS
Këshilli Bashkiak miraton 40 milionë lekë për banorët e përmbytur në ShkodërBuxheti i Bashkisë së Tiranës nuk është pranuar të diskutohet në mbledhjen e djeshme nga këshilltar të Partisë Demokratike. Në një mbledhje jashtë radhë kreu i këshilltarëve ë Partisë Demokratike me disa këshilltar të tjera kanë kërkuar kryetarit të Këshillit Bashkiak që këshilltar të PS, duhet të rishikojnë buxhetin e Bashkisë së Tiranë më në detaje, pasi nuk mund të miratohet një buxhet më përmasa të mëdha kur pjesa me e madhe e këshilltare duke parë
projekte buxhetin e bashkisë ta miratojnë atë , pasi, aty ka disa pika të cilat nuk janë të mirë shqyrtuara po ashtu ka edhe pika të pa përfshira. Kështu, sipas Sokol Dervishjt, dhe këshilltar të tjerë të PD, LSI, buxheti i bashkisë duhet të rishikohet dhe njëherë nga ata që e kanë propozuar, për ta diskutuar më pas në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu në mbledhjen jashtë radhe këto dy grupe kanë kërkuar që në mbledhjen e këshillit të djeshme të miratohet nga buxheti i bashkisë së Tiranës dhe një fond për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura në Shkodër. Por, ky propozime është kundërshtuar nga këshilltarë të Partisë Socialiste, pasi sipas tyre fillimisht duhet të miratohet, buxheti i Bashkisë së Tiranë. Kundërshtimi i dhënies së ndihmës me një shumë prej 40 milion lekësh të reja nga këshilltarë të PS, kanë arritur deri në mos votimin e kësaj ndihme.Ndihma për Shkodrën Pas debateve të shumta për të mos e miratuar këtë ndihmë nga këshilltarë të PS, është miratuar fondi prej 40 milion lekësh të reja, për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura në qytetin e Shkodrës. Pas debateve të shumta për të mos e miratuar këtë fond nga anëtarë të këshillit të PS, ai është miratuar nga 29 anëtar të tjerë. Nga pikëpamja formale nuk mund të miratohet një fond j ashtë buxhetit të miratuar, duke u bërë pjesë e diskutimit në fund të çështjeve. Problematika është e tillë, në ndikimin për të miratuar fondin për miratimin e buxhetit të përgjithshëm. Nuk mund të merren dy vendime për tu realizuar në kohë. Përsëri as duke marrë në diskutim procedurat ligjore që ishin të diskutueshme morëm pjesë ne mbledhje dhe kishin bërë publike për publikun e Tiranës që grupi i këshilltarëve socialistë që pagesën mujore ta vendoste në ndihmë të qytetarëve të Shkodrës, ka pohuar kryetarja e këshilltare të PS Berberi. Por, Miratimi i këtij fondi erdhi si pasoj e një kërkese që kanë bërë këshilltarë të PD, dhe LSI vetëm dy ditë më parë. Sipas Dervishajt mbledhja para dy ditëve që nuk u zhvillua ishte thërritur nga një grup këshilltarësh Partisë Demokratike, për solidaritetin që Bashkia e Tiranës për të ndihmuar për përmbytjet në veriun e Shqipërisë. Çështja dytë ka të bëjë me një projekt vendim që ka mbërritur nga ekzekutivi, hapjen e procedurave për banesat e paregjistruara ndërkohë që do të kërkoja të fusnim për privatizimin e banesave. Nga praktikat vendimet shtesë i kemi trajtuar në fillim të seancave. Problemi mund t jetë i drejtë në përmbajte, ndalem në shqetësimin për këshillin, asnjë mbledhje e komisioneve nuk është zhvilluar, nuk e di si do të vazhdohet me buxhetin. Ajo që do të sugjeroja është të hapim si trajtim projekt buxhetin Bashkisë së Tiranës, e kemi të pamundur opinionin nga ekonomistët, apo edhe konsultimet e natyrave të tjera që nuk janë kryer. Për fajin e të gjithëve ne. Poni ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe për të marrë një vendim për këtë çështje. Ndihëm që do të japim do të përfshihet dhe në buxhet, ka pohuar kryetari i këshillit Sokol Dervishaj.KundërshtimetKëshilltarët e kenë kundërshtuar fortë këtë pik që dy grupet e tjera kanë kërkuar. Ata kanë kërkuar që fillimisht për të bërë një gjë të tillë duhet të ketë një buxhet bashkia në mënyrë që ende nëse miratohet atëherë qytetarët e Shkodrës duhet të marrin këtë ndihmë për të diskutohet. Kështu, këshilltari Mehmet Hasanllari i PS e ka çuar deri në debate të ashpra mes tij dhe Dervoshajt, vetëm e vetëm mos të miratohej ndihma për qytetarët e Shkodrës. Në parim jam dakord për solidaritetin e të përmbyturve por për të qenë viktima të pronës, jam dakot në parim, porsa i përket shifrës, dikush thotë 20 milionë, dikush 40, subjektive, këshilltarët duhet të jenë realisht që të nxjerrim një vendim sa më racional që tu shërbejë qytetarëve të Shkodrës po pa dëmtuar qetarët e Tiranës meriton një vëmendje dhe studim ë veçantë. Një mazhorancë mund të sjellë nj vendim jo realist, do të thosha se nëse do e shihnin me vëmendje buxhetin do të kishim një shifër më të madhe, duhet të kishim shifër racionale. Shumica nuk jemi për të bërë debatin e panevojshëm politik për të rregulluar biografitë e tyre politike para shefit të madh, por për të diskutuar problematikën që lidhet me qytetarët e Tiranës. Përmbytja në Shkodër, nuk duhet të bëhet politikë, mund të jeni shkaktarët kryesorë nga keq menaxhimi i asaj përmbytje. Këtu nuk është vendi ku bëhet përplasja politike. Ngrini dialog të panevojshëm, ka pohuar Mehmet Hasanllari.Kryemadhi: Bashkia ka 5 miliardë lekë nga legalizimetËshtë turp që këshilltarë të Partisë Socialiste të mos miratojnë ndihmën për qytetarët e Shkodrës. Bashkia e Tiranë ka 5 miliard lekë në gjendje veç fondeve të emergjencës, ndaj nuk duhet të bëhet pengës dhe të mos nxjerrin pretekste të kota se nuk kanë ku ti gjejnë këto para për tia dhënë familjeve që janë përmbytura. pasi, nëse këta këshilltarë të PS që janë sot këtu, dhe nuk duan të miratojnë ndihmën për familjarët e përmbytura, pasi sipas tyre faji ka qenë i qeveris, atëherë edhe për banorët e Tiranë faji ka qen i Edi Ramës, ka pohuar në fjalën e saj Kryemadhi. Ndër të tjera Kryemadhi është shprehur se këshilltarët të mos pengojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke folur brroçka, pasi i ka marr malli të flasin. Por të hyjnë në parlamente dhe të flasin atje. Liri Mëhalla