Pone: Pas shqyrtimit, do të votohet buxheti më i mirë i mundshëm
Më vjen mirë që kemi ndryshim pozicionesh për kërkesën që ne bëmë, këshilli do një legjitimitet të fortë, por sikurse e thashë dhe të mërkurën e them përsëri, kemi iniciuar një mbledhje jashtë radhe të këshillit për një problem jashtë radhe, problem madhor, që ka të bëjë me solidarizimin e qytetarëve të Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës, meqë konstatuam një vonesë, personalisht më vjen mirë që nuk është më një iniciativë vetëm e një grupi këshilltarësh.
Ky solidaritet së pari duhet të formulohet dhe nga bashkia e Tiranës dhe bëjë thirrje për të qenë e qartë, si e tillë ajo është kryefjala e mbledhjes së sotme, vendimet nuk janë të kushtëzuara nga njëri tjetri, nuk është truk se do të diskutojmë këtë dhe jo atë, jemi për të pasur një buxhet të Bashkisë së Tiranës, më të mirën dhe transparentin e mundshëm, me çthotë zoti kryetar, ne nuk kemi pasur asnjë nga parakushtet që vendimi për buxhetin të merret sot, duhet ti lëmë një detyrë vetes, dhe të ulen komisionet, dhe sapo këto të mbarojnë punën, buxheti të diskutohet në seancën e Këshillit dhe buxheti më i mirë i mundshëm do të kalojë patjetër. Institucionet duhet të funksionojnë me buxhetin që këshilli mendon, kjo varet nga diskutimet, sepse asnjë nga komisionet nuk ka diskutuar, jemi në parim që të hapet diskutimi për buxhetin. Ne premtojmë se do të marrim pjesë në mënyrë aktive, pap bërë asnjë kompromis me legjitimitetin, fatmirësisht bashkia ka një kthim mbrapa, mund të ketë çështje shifrash, por ti shohin komisionet këto dhe të marrin një vendim. Besoj se do të ishte shumë që kryetari të ishte kujtuar për të mbështetur solidaritetin, të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur, kjo nuk duhet të na pengojë për të pasur afilacionin më të madh për qytetarët e Tiranës. Vjet kemi bërë tre muaj debat për projektet në buxhet se ku do të venë 14 milionë ky buxhet tjetër i ka projektet, a i ka të duhura ose jo duhet të diskutohet në komisioni. Këtu jemi për të votuar dhe për të vazhdar më tutje, jemi këtu për tu shprehur në mënyrë institucionale.