Aksidentet, dy te vdekur ne nje dite
Dy te vdekur, nje i plagosur dhe dhjetera banore te rrezikuar nga korrenti eshte bilanci i tre aksidenteve automobilistike te ndodhura brenda dites se djeshme ne Durres, Shkoder dhe Tirane. Ngjarja e pare tragjike ka ndodhur rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem ne aksin rrugor Krye-Bushat-Mjede, ne vendin e quajtur "Mjede" te Vaut te Dejes ne Shkoder, kur makina tip "Benz" ka dale rruga, duke rene ne nje kanal vadites. Mjeti veture, me targa SH7265E, drejtohej nga Astrit Demaj, 42 vjec, banues ne lagjen "Qemal Stafa", i cili per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa eshte plagosur 49 vjecari me inicialet M. Y., banues ne lagjen "Manush Alimani", i cili ka qene pasagjer ne mjet dhe gjendet i shtruar ne spitalin e Shkodres, jashte rrezikut per jeten. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qene shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit te mjetit, por hetimet po vijojne te kryhen nga ekspertet e rrugores. Aksidenti i dyte ka ndodhur pak ore me pas ne periferi te Durresit, kur eshte shtypur per vdekje nje kembesor rreth te 50-ve, i paidentifikuar ende. Burime zyrtare nga policia vendore bene te ditur se aksidenti automobilistik ndodhi rreth ores 07:45, ne rrugen e re hyrese te qytetit, ne lagjen nr. 17, kur autovetura me targe DR2347D ka goditur per vdekje nje kalimtar. Viktima nuk ka pasur asnje dokument identifikimi me vete dhe trupi eshte derguar ne Morg, por mendohet se eshte banor i lagjes ku ndodhi ngjarja. Policia shoqeroi si te dyshuar drejtuesin 52 vjecar te makines, me inicialet A. D., banues ne Durres. Shkaqet e ngjarjes kane mbetur ende te pazbardhura, pasi pritet edhe ekspertiza e hetuesve. Ngjarja e fundit, por pa pasoje ne jete njerezish ka ndodhur ne kryeqytet, kur makina tip fuoristrade ne shpejtesi te madhe ka goditur nje shtylle tensioni pasi doli nga rruga prane ish-Kombinatit te Autotraktoreve ne Shkoze. Dyshohet se shkak per aksidentin eshte bere rruga me ngrice dhe shpejtesia e mjetit. Renia e shtylles se pare ka demtuar edhe dy te tjera, duke rrezikuar jetet e qindra banoreve dhe kalimtareve ne lagjen e vjeter. Nje prej shtyllave ka rene mbi nje kamion te ngarkuar me tulla. Kaosi i krijuar ne rruge ka shkaktuar veshtiresi te medha ne qarkullimin e mjeteve drejt qendres se Tiranes. Policia mberriti ne vendngjarje duke nisur hetimet, por jane pritur punonjesit e elektrikut per te riparuar kete dem dhe defektin ne rrjet qe ka lene gjithe lagjen pa energji elektrike.