E Diel, 1 Nëntor 2026

Plackitet kisha e "Shen e Premtes"

Permet- Plackitet kisha e "Shen e Premtes" ne Permet, hajduti nuk kursen as shandanin e pagezimit per ta kthyer ne nje kazan rakie. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur edhe prifti i kishes denoncoi vjedhjen e sendeve me vlere nga objekti i kultit. Rreth ores 18:00 te se shtunes, agjentet e Zyres se Parandalimit te Krimit vune ne pranga si te dyshuar epitropin e kishes, Francesko Kasaj, 31 vjec, banues ne fshatin Zhepove te komunes Suke ne Permet. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan objekte kulti si kryqe, shandane, pjata te ndryshme apo kupa bronzi per pagezime.
Ne Sallen Operative te Komisariatit Permet, rreth ores 12:30, eshte bere nje telefonate nga nje person qe kryente detyren "Epitrop" ne kishen "Shen e Premte", e cila ndodhet ne lagjen Varosh te qytetit Permet. Ai ka deshmuar se ka konstatuar deren e kishes te hapur. "Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise, si dhe grupi hetimor ku kane konstatuar se dera e kishes ishte hapur me force dhe nga keqyrja e brendshme rezultoi se ishin vjedhur nje kazan bakri qe sherbente per pagezim, dy shandane qe mbajne qirinj, dy kryqe metalik bronzi, kupa e kungimit me ngjyre argjendi, nje tabaka kungimi bronzi, xhezve, ibrik dhe 6 gota te gjitha bronzi, thike kungimi, nje objekt metalik ne forme zogu ngjyre bronzi etj", njoftoi zedhenesi i policise Gjirokaster, Gentjan Mullai.
Nga informacionet e marra ne rruge operative, si dhe nga veprimet e shpejta hetimore, eshte bere e mundur qe ne mbremje te zbardhej plotesisht plackitja e kishes. Ne baze te gjurmeve te gjetura u ndalua si i dyshuar 31 vjecari Francesko Kasaj dhe ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar nje sere sendesh te vjedhura, te cilat i kishte fshehur gjysmat ne disa shkurre larg kishes dhe gjysmat ne nje banese te braktisur.
"Ne perfundim te veprimeve te para procedurale, materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjirokaster, per veprime te metejshme per vepren penale te vjedhjes", tha Mullai. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari eshte perpjekur te mohoje krimin, por policia deklaroi se jane gjetur sendet e vjedhura dhe ka prova per autoresine. Materialet pas vjedhjes do te shiteshin ne tregun e zi, kurse shandanin i dyshuari pritej ta kthente ne nje kazan per zierje rakie.

I ndaluar:
Francesko Kasaj, 31 vjec, Permet
Akuza, "vjedhje e objekteve te kultit"
Te vjedhura:
Kazan bakri qe sherbente per pagezim
Dy shandane qe mbajne qirinj
Dy kryqe metalik bronzi
Kupa e kungimit me ngjyre argjendi
Nje tabaka kungimi bronzi
Xhezve, ibrik dhe 6 gota te gjitha bronzi
Thike kungimi
Nje objekt metalik ne forme zogu, ngjyre bronzi

Shifrat
Mbeshtetur ne statistikat e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare per qarkun e Gjirokastres, ne 17 vitet e fundit jane vjedhur 41 objekte fetare, por vetem nje kambane mbi 100-vjecare eshte arritur te zbulohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›