Energjia harta ruse prek Shqiperine

Pas disa shenjave te dhena ne forma sporadike per interes te mundshem duket se gjigandet ruse e kane marre seriozisht shtrirjen e aseteve te tyre edhe ne Shqiperi nisur nga pozicioni i duhur gjeografik.
Gazeta Shqip meson detaje te disa levizjeve te bera kohet e fundit nga pala ruse duke nisur me projektin e shumeperfolur te burimeve te naftes dhe gazit ne liqenin e Shkodres.
Kerkimet e fundit kane dale ne konkluzionin se zona e liqenit eshte e pasur me gaz madje ka zera se kane filluar punimet.
Ky projekt i takon kompanise Gazprom e cila ka kryer nje studim te holluar mbi pasurite e naftes dhe gazit ne Mal te Zi dhe rajonet perreth kufirit ne Bosnje dhe Shqiperi.
Te dhenat per vendin tone kane qene te pakta dhe zyrtaret ruse te kompanise nuk kane paraqitur detaje duke u mjaftuar me faktin se zona ne liqenin e Shkodres ka potencial.
Interesimi Kompania tjeter e cila prej me shume se nje viti studion tregun shqiptar te shperndarjes dhe shitjes se naftes me shumice dhe pakice Lukoil eshte duke shikuar mundesine e gjetjes se nje partneri ose hapjen e nje dege te re duke perdorur rrjetin ekzistues te ndonje shoqerie ne veshtiresi financiare.
Zhvillimet e terrenit rus ne Shqiperi pritet te marrin rezultate interesante ne rast se zv.ministri i Jashtem rus konkretizon planin per te vizituar Tiranen.
Burime konfidenciale tregojne se shume shpejt vendin tone do ta vizitoje ndoshta ne datat 19-22 tetor numri dy i diplomacise ruse ku objekti i takimeve do te jene projektet ne fushen energjetike.
Megjithate asgje nuk konfirmohet zyrtarisht ndersa nga Ministria jone e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes eshte e veshtire te marresh ndonje informacion per faktin e ndryshimeve strukturore dhe zevendesimeve.