Tafaj: Jemi drejt studimeve praktike, jo teorike
Studentet shqiptare tashme do te shkojne drejt studimeve praktike dhe jo teorike. Keshtu ka pohuar ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ne konferencen e organizuar gjate dites se djeshme ne Fakultetin e Studimeve te Integruara me Praktiken, (FASTIP) prane Universitetit "Aleksander Moisiu", Durres. Duke e vleresuar si krejt te re pervojen tre vjecare, te studimeve te integruara me praktiken, ministri Tafaj e cilesoi filozofine e studimeve sipas ketij modeli, si thelbin e nje pergatitjeje solide, jo vetem teorike, por edhe praktike gjate kohes se studimeve. "Ky model e ka kete perparesi ne krahasim me modelet klasike te studimeve, e cila eshte shume e rendesishme per te rinjte qe perfundojne Arsimin e Larte dhe shume shpejt integrohet ne tregun e punes",- u shpreh Tafaj. Ky model studimi, edhe pse i kufizuar nga numri i studenteve, synon te tregoje epersine qe ka integrimi i studimeve teorike me ato praktike. Ky fakultet perben nje risi dhe nje hap te rendesishem perpara drejt afrimit te diplomave universitare me nevojat e ekonomise se tregut. Per kete arsye ministri Tafaj, ftoi te pranishmit per te diskutuar mbi mundesite e hapjes se dy drejtimeve te tjera te studimeve si Menaxhim i Turizmit dhe Menaxhim i Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme.