Ministri Prifti: Do të bëhet një mbrojtje e posaçme nga shteti për investimet e huaja
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, tha sot se projektligji i miratuar dje nga qeveria shqiptare për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për investimet e huaja, parashikon një mbështetje të posaçme për investitorët që hasin probleme në lidhje me titujt e pronësisë. Në një komunikim me mediat, Prifti tha se kalimi i projektligjit në mbledhjen e djeshme të qeverisë është një garanci më shumë për investimet e huaja në vend. “Do të bëhet një mbrojtje e posaçme nga shteti për investimet e huaja. Do të kenë mbrojtje kur kryhen investime në energjetikë, në turizëm, në infrastrukturë dhe kur shuma e investimeve të huaja është mbi 10 milionë euro. Çdo problem pronësie do i kalojë shtetit dhe jo investitorëve”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.