E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Kampuse të reja për Univeristetet shqiptare

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj ka bërë një analizë të fillimit të vitit të ri akdemik për universitetet në komisionin e punës dhe të edukimit. Sipas Tafaj ky vit ka filluar më mirë nga ana e infrastrukturës pasi kanë nisur të ndërtohen godina shtesë në disa kampuse. Sipas ministrit këtë vit janë bërë dhe shumë investime në bazë shkencore, pasi janë vënë në dispozicion të studentëve 69 laboratorë të rinj. Ministri ka shtuar gjithashtu se po shikohet mundësia për të hapur filial të Universitetit të Tiranës në Berat dhe një filial të Universitetit të Vlorës në Fier. I vetmi problem ende mbetet sigurimi i ambjenteve për mësim dhe pedagogëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›