E Diel, 1 Nëntor 2026

PS bojkot zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit

Partia Socialiste dhe aleatët e saj nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Ka përfunduar në mesnatën e djeshme afati i vendosur nga KQZ për regjistrimin e kandidatëve nga forcat politike, të cilat do të futen në garë për drejtimin e 5 njësive vendore. Për të zyrtarizuar në mënyrë formale vendimin e marrë nga kryesocialisti Rama prej ditësh tashmë, pasdite do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Dhe pse bojkoti i këtyre zgjedhjeve duket të jetë vendim i kryesisë, fakt është se dhe në zgjedhjet parlamentare të qershorit PS u regjistrua si forcë politike në këtë garë jashtë afateve të vendosura nga KQZ. Sipas zyrës së shtypit të këtij institucioni brenda afatit ligjor janë regjistruar vetem 3 parti politike Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›