E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza Arben Imamit: Vendimi antikontroll, një puç

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është zhvilluar mes debateve të ashpra mazhorancë-opozitë. Depuetët e opozitës e kanë cilësuar puç institucional shkresën zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes për të mos lejuar ushtrimin e kontrollit në institucionin që ai drejton nga deputetët e këtij komisioni. Për këtë arsye deputeti Pirro Lutaj kërkoi që të zbatohej rregullorja e Kuvendit për këtë çështje.
 

Nga ana tjetër kreu i Komisionit, Leonard Demi, tha se do të zbatohet rregullorja për këtë çështje, ndërsa njoftoi se Ministri Imami do të jetë në seancë dëgjimore të hënën në Komisionin e Sigurisë.
 

Në fund të mbledhjes deputeti socialist, Ilir Gjoni bëri të ditur se këtë të mërkurë deputetët e Komisionit të Sigurisë do ti drejtohen Ministrisë së Mbrojtjes për ushtruar kontrollin e kërkuar nga ana e tyre, sa i përket tregtisë së armëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›