E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi,12 të akuzuar për sulmin e Amb. së SHBA në 2008

Serbia ka akuzuar 12 persona si pjesmarrës në vënien e zjarrit në Amabasadën e SHBA-së në Beograd, gjatë trazirave që pasuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë akuzuar se kanë kryer “akte të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për sjellje të dhunshme, ka thënë për Associated Press, Vlladimir Gjorgjeviç nga Zyra e Prokurorisë.

Ai ka thënë se të dyshuarit përballen me 12 vjet burg secili po që se shpallen fajtorë.

Qindra ekstremistë sulmuan ambasadën më 21 shkurt të 2008-ës, në shenjë zemërimi ndaj mbështetjes së Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës.

Sulmuesit kanë hedhur gurë, kanë thyer dritaret dhe ia kanë vënë zjarrin ambasadës. Ekstremistët patën sulmuar edhe Ambasadat e tjera perëndimore, ku si pasojë mbeti i vdekur një person, ndërsa ende nuk dihet se kur do të nisë procesi gjyqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›