E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj: Matura Shtetërore do të pësojë ndryshime elementare në favor të nxënësve

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj flet për të rejat që pritet të ndodhin në provimet e maturantëve Në maturën shtetërore të këtij viti nuk do të ketë shtim të lëndëve me zgjedhje dhe nuk do të ketë ndryshim të përqindjes së mesatares, ajo do të zërë sërish 20  për qind si çdo vit tjetër. Këtë deklaratë janë bërë nga vetë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë një takimi ditën e djeshme më mësues, nxënës, dhe prindër. Gjatë fjalës së tij ministri tha se shkollat shqiptare do ti përshtaten gjithnjë e më shumë atyre Evropiane. Objektivi ynë është që Matura Shtetërore

në shkollat shqiptare të afrohet gjithmonë e më shumë me maturat e vendeve të BE-së në mënyrë që gjimnazistet shqiptarë të hyjnë në të gjitha universitetet e Evropës dhe përtej saj pa dhënë asnjë provim plotësues. Ky është një objektiv afat mesëm, ndoshta dhe pak afatgjatë por është realist dhe ndihmon të rinjtë në të gjitha trevat e Shqipërisë që dëshirojnë të vazhdojë studimet në shkollat e huaja, ka theksuar Tafaj. Rritja e standardeve të maturës do të bëjë të mundur rritjen e nivelit cilësor të studimeve universitare, që universitetet të risin konkurrencën midis tyre. Do të jenë universitetet e parë që do të kenë mundësi reale për të ofruar lëndë dhe module në nivel më të lartë cilësor, krejtësisht të njëjtë me shkollat perëndimore duke shfrytëzuar profesoratin shqiptare, por duke ftuar dhe profesorë nga vendet e tjera për të zhvilluar një cikël leksionesh ose module të plota në gjuhët e huaja kryesore që zhvillohen në shkollat tona. Meqenëse ne jemi në procesin e përfundimit të ndryshimeve të rregullores së maturës dhe guidës së maturës në tërësi për Maturën 2010, mendova të kontaktoj direkt nxënësit, prindërit dhe mësuesit dhe të bashkëbisedojmë mbi kërkesat e tyre, vërejtjet dhe sugjerime që ata kanë dhe kjo do të na ndihmojë shumë për të përmirësuar procedurat që ato të jenë sa më transparente, të thjeshta, të kuptueshme dhe plotësisht të zbatueshme. Gjatë fjalës së tij ministri falënderoi nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
- Kemi dëgjuar në media që do të shtohen lëndët me zgjedhje?Asnjë lëndë e re më zgjedhje nuk do të shtohet këtë vit në Maturën Shtetërore. Do të respektohen të gjitha afatet që kemi dhe në 10 ditshin e parë të shkurtit janë shumë gjëra që mbyllen për maturën, por lëndët me zgjedhje do të mbeten të njëjtat me vitin e kaluar. Nuk ka asnjë ndryshim.
- Kemi dëgjuar në media edhe për ndryshimin e përqindjes së mesatares, sa do të jetë ajo?Nuk do të ketë asnjë ndryshim, mesatarja do të vazhdojë të zërë 20%. Procedurat do të jenë krejtësisht të njëjta, por do të lehtësohen shumë gjera për të rritur transparencën, por jo ndryshime themelore. As numri i lëndëve me zgjedhje dhe as lëndët me zgjedhje dhe po ashtu nuk do të ndryshojë as raporti që zë mesatarja në vlerësimin e përgjithshëm. Kur u zhvillua matura, janë marrë mendime dhe modele nga më të ndryshmet. Në fillim mendoja se pesha që zë mesatarja të ishte diku tek 20%, por duke qenë plotësisht të vetëdijshëm që ne kemi ende diferenca jo të vogla në nivelin dhe cilësinë e shkollave të ndryshme, është ende herët të rrisim përqindjen që zë mesatarja. Në të ardhmen që lidhet edhe me diçka tjetër që ne jemi shprehur të gatshëm për tu përfshirë në vlerësimin internacional të arsimit parauniversitar, PISA. Në rast se shkollat tona do të vlerësohen në programin e PISA-s në 2010-2011 ne do të kemi një bazë shumë më reale për nivelin cilësor të sistemit tonë arsimor parauniversitar. Pra do të kemi dhe një bazë reale të diferencave që do të ekzistojnë midis shkollave. Ne momentin që do të shohim që këto diferenca janë të pa konsiderueshme atëherë  do të vendosim që të rrisim peshën e mesatares, por me parë nuk na ndihmon të rrisim peshën e mesatares. Matura 2010 do të ketë përsëri mesataren prej 20% të totalit të pikëve.- A mund të vendoset një koeficient për shkollat e mesme në bazë të rezultateve që ato kanë?Propozimi është shumë interesant. Deri tani, ne koeficientet i kemi diferencuar në bazë të profilit të shkollës. Një diferencim i tillë do të ishte shumë i vështirë, sepse do të ishte një koeficient që do të përfshinte shumë subjektivizëm brenda.
- Gjithmonë është thënë që në shkollat e larta kemi më shume studente nga rrethet, a janë të njëjta nga cilësia shkollat e kryeqytetit me ato të rretheve?Shkollat duhet të plotësojnë standarde të mjaftueshme. Sigurisht që ka probleme në pak shkolla të mesme në nivel vendi dhe matura ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka seleksionuar shkollat. Matura u bë një nga faktorët e vlerësimit të cilësisë të nivelit që ka shkolla. Ne kemi shkolla që plotësojnë standardet e shkollave të mesme ashtu sikurse kemi dhe shkolla elitare. Në fund të dhjetorit u vlerësuan dhe shkollat më të mira të vitit. Studimi që është paraqitur në MASH, statistikat që kanë sjellë APRIAL dhe emrat me shpërndarjen sipas rretheve nuk e vërteton këtë. Në degë mjaft të preferuara të universiteteve publike janë disa shkolla që kanë rezultate permanente shumë të mira që janë dy shkolla të rrethit të Fierit, Sarandës Korçës që çdo vit kanë një grup gjimnazistësh shumë të mirë me numër të tillë pikësh që arrijnë të klasifikohen në degët më të kërkuara. Por mund tju them që ka plot rrethe të largëta në Shqipëri ku asnjë student nuk ka shans të arrijë pikët në këto degë. Ky është edhe një problem për mungesën e mjekëve në Has në qoftë se asnjë studentët nga Hasi nuk arrin të futet në  mjekësi.  Kjo është detyra ime. Unë e kam për detyrë të rris kushtet e gjimnazit të Hasit si shembull. Si tendencë kjo nuk vërtetohet që në raport me numrin e nxënësve në Tiranë dhe në rrethe numri  gjimnazistëve të rinj që futen në degët më të kërkuara është disproporcional, është krejtësisht proporcional. Matura krijon mundësi për një vlerësim jashtëzakonisht objektiv të nivelit të shkollës. Ne së shpejti kemi konferencën e Maturës Shtetërore 2010 ku do të sjellim të dhënat për 4 vjet.
- Cilat janë objektivat për Tiranën?Ju garantoj se edhe brenda në Tiranë objektiviteti dhe serioziteti nuk është i njëjtë në çdo shkollë. Keni plotësisht të drejtë që ne kemi shmangie dhe devijime nga njëri rreth tek tjetri. Këto nuk mund të mënjanohen menjëherë. Në rregulloren e re te maturës është një nga momentet që këtë vit do ta kemi në qendër të vëmendjes. Shumë e rëndësishme për të gjithë është raporti që duhet të ketë shoqëria me maturën. Matura duhet konsideruar e paprekshme. Vetë nxënësit duhet të krijojnë këtë ambicie që përmes maturës të marrin një vlerësim real për nivelin e dijeve që kanë arritur në shkollën e mesme. Një faktor shumë i rëndësishëm përcaktues janë nxënësit vet të cilët me ambicien e tyre çdo ditë të provimit duhet të shkojnë në sallën e provimit se ky është një proces transparent, objektiv, që nuk të ul asnjë pikë që meriton. Faktor tjetër janë administratorët që janë në sistemin tonë, mësuesit. Administratorët kanë një rol mjaft të rëndësishëm në procesin e maturës. Seriozitetin që duhet të ketë administratori në atë sallë që ai administron është përcaktues për zhvillimin objektiv të testit. Faktor tjetër i rëndësishëm janë edhe kushtet. Këtë vit do të veprohet në krijimin e kushteve veçanërisht në provimet me zgjedhje. Gjimnazistët në rrethet më të vogla ti grumbullojmë në qendër të nënprefekturës, pra në qendër të qytetit në salla të mëdha ku të jenë të gjithë bashkë për të zhvilluar provimin. Do të vazhdohet të trajnohen mirë administratorët  për të njohur procedurat dhe për ta marrë këtë proces me shumë më tepër seriozitet. Që në vitin e parë të maturës administrimi ka qenë serioz, por nuk mund të themi që nuk kemi pas devijime dhe që në vitin e parë janë marrë masa për këta administratorë dhe do të vazhdojmë ti forcojmë këto masa. Ata janë mësues dhe mësuesit që nuk do të zbatojnë rregulloren e administrimit të provimit do të kenë konsekuenca të cilat do të jenë të forta sepse cenojnë procesin për nxënësit. Me grumbullimin e nxënësve në qendër të rrethit në salla të mëdha ta përmirësojmë administrimin dhe të heqim edhe çdo dyshim që hidhet se në një rreth të largët administrimi nuk ka qenë në atë niveli si në Tiranë. Ky është një ndryshim në burokracinë e zhv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›