E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abazaj: Projektbuxheti 2010 i Ramës, copy-paste i vitit 2009

Kryetarja e njësisë bashkiake Nr. 6 Luzhiana Abazaj demaskon projektbuxhetin e bashkisë
 
Bashkia e Tiranës për këtë vit në projektbuxhet nuk ka parashikuar asnjë investim për njësinë bashkiake Nr. 6. në Kombinat. Njësia bashkiake Nr. 6 në Kombinat nuk do të miratojë projektbuxhetin e 2010, të propozuar nga Bashkia, deri në momentin që në projektbuxhet të pasqyrohen dhe të zbatohen problemet që kanë qytetarët. Kryetarja e kësaj minibashkie Luzhiana Abazaj, në një prononcim për gazetën Sot, ka pohuar se buxheti në fjalë

nuk përmbush kërkesat e komunitetit, ndaj dhe në mbledhjen e radhës pohon se do ta kundërshtoin. Projektbuxheti i këtij viti është cipy-past i vitit 2009. Duke bërë krahasimin e projektbuxhetit të vitit 2009 dhe asaj të 2010, rezulton se pjesa më e madhe e projekteve janë të përsëritura, shprehet Abazaj. Ajo ka deklaruar për gazetën se Rama ofendon qytetarët duke i propozuar të njëjtat projekt që u premtoi në 2009. Janë 3 rrugë që unë kamë dërguar kërkesa të herë pas hershme që të asfaltohen, siç janë Llambi Bonata dhe Hamdi Cenoimeri, dhe Haki Sermani të cilat kanë mbaruar në bërjen e kanalizimeve me investimet e minibashkisë 6 dhe tashme i kamë kërkuar bashkisë që ti asfaltoi, por Rama as që e ka kthyer kokën nga kërkesat dhe hallet e qytetarëve, ka pohuar Luzhiana Abazaj. Njësia bashkiake Nr. 6Në këtë projektbuxhet nuk shoh asgjë të detajuar dhe asnjë gjë të veçantë për zonën time. Janë vetëm projekte që kanë mbaruar për 2009 dhe për 2010 në njësinë nr. 6madje edhe projekte në vazhdim janë vetëm dy rrugë dhe vetëm një shtesë në këto dy rrugë, pra në rrugën Hamdi Pepa Rama ka bërë një shtesë për investim dhe asgjë tjetër, ka pohuar Abazaj. Abazaj shtoi se ne këtë projektbuxhet nuk ka as një risi. Ne jemi çdo ditë pranë komunitetit dhe hasemi me shqetësimet e shumta të tyre, por Rama nuk e ka provuar ndonjë herë këtë gjë prandaj dhe e quan buxhetin e institucionit të tij si më të mirin e këtyre viteve, kështu u shpreh kryetarja e njësisë bashkiake nr.6, Luzhiana Abazaj. Përsostë kësaj, ajo ka thënë se nëse kërkesat e komunitetit nuk gjejnë zgjidhje, nuk ka arsye pse të miratohet projektbuxheti. Si mund të jetë kryebashkiaku më pranë kërkesave e nevojave të qytetarëve pa realizuar kërkesat e këtij komuniteti që kanë qenë të gjitha të pasqyruara në kërkesat e vjetshme të buxhetit, por ka përfunduar vetëm projekte të nisura që më parë, tha Abazaj. Ajo nënvizoi se në pretendimet e shprehura nuk ka asgjë politike, por vetëm kërkesa apo realizime investimesh të kryera. Shqetësimet e komunitetit janë të gjitha të pasqyruara në dokumentet e Njësisë Bashkiake, që i janë dërguar dhe Bashkisë së Tiranës, por nuk gjejnë pasqyrim në Projektbuxhetin e Bashkisë. Banorët nuk duan vetëm sheshin Garibaldi, por duan të jetojnë në një ambient të pastër, me lulishte, me stola të rregulluar, me ndriçim në të gjithë zonën, tha Abazaj. Kundërshtimet Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama është akuzuar edhe njëherë nga krerët e njësive bashkiake për hartimin e projektbuxhetin e vitit 2010. Pas akuzave për abuzime me fondet dhe mos detajim të projektbuxhetit, që mori krye bashkiaku nga kryetari i minibashkisë Nr.3 Ilir Kokona, ankesa të tjera janë shprehur ndaj tij përsa i përket hartimit të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës. Kështu, kryetari i minibashkisë Nr. 7 Pandi Sara, ashtu si edhe një vit më parë ka shfaqur pakënaqësi ndaj projektbuxhetit të bashkisë. Në një prononcim për gazetën, Sara ka pohuar se Rama nuk është konsultuar me krerët e njësive bashkiake për hartimin e projektbuxhetit dhe kjo, nuk është aspak për tu përshëndetur. Dhe reagimi më i fundit është nga njësia bashkiake Nr.6 me në krye Luzhiana Abazajn. Buxheti i Bashkisë, çdo vit ka shkaktuar ankesa nga krerët e njësive bashkiake. Kështu të njëjta probleme që projektbuxheti ka shkaktuar këtë vit ka qenë edhe vjet.
Kërkesat e njësisë bashkiake Nr. 6 për vitin 2010
Objekti         VleraProjekti i rrugës Hamdi Cenoimeri      1204160Rikonstruksioni i rrugës Hamdi Cenoimeri     8200000Studim-projektim i bllokut Llambi Boata- Ali Kelmendi   464000Rikonstruksioni për bllokun Llambi Boata- Ali Kelmendi  21100000Projektim i rrugës Fabrika e Qelqit      1422546Rikonstruksioni i rrugës Fabrika e Qelqit     74000000Projektim i rrugës Vangjel Çeço      490000Rikonstruksioni i rrugësVangjel Çeço     24500000Projektim i kolektorit në rrugën Shaban Bardhoshi   84000Ndërtim kolektori ne 02 në rrugën Shaban Bardhoshi   42000000Projektim i rrugës Tanush Shyti, Tahir Skënderi, Llambi Ziçishti 1628000Rikonstruksion i rrugës Llambi Ziçishti     26500000Rikonstruksion i rrugës Tahir Skënderi     29030000Rikonstruksion i rrugës Tanush Shyti     30590000Totali          261212706Liri Mëhalla

Last Updated on E Hene, 01 Shkurt 2010 20:56

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›