E Shtunë, 31 Tetor 2026

Did you hear about the Morgans?, romanca e parë e vitit në kinema

 Sarah Jessica Parker dhe Hugh Grant romancë në Millennium. Ndonëse është një nga çiftet më të njohura të Nju Jorkut, Morgans janë një katastrofë e vërtetë. Por një ditë jeta e tyre ndryshon. Dhe ata gjenden më larg shtëpisë, por më pranë njëri-tjetrit. Mbi këtë familje të tronditur nga brenda dhe të bukur nga jashtë ngrihet romanca me nuanca të forta komike Did you hear about the Morgans? (në shqip Keni dëgjuar gjë për Morgans?) me

protagonistë Hugh Grant dhe Sarah Jessica Parker. Filmi i ndez dritën jeshile të parës romancë për këtë vit në kinema Millennium, kur fillon të shfaqet prej ditës së sotme. Një çift i suksesshëm në Manhatan, Meril dhe Pol Morgan të cilët kanë një jetë thuajse të përsosur, por me një defekt të vogël: martesën cope-copë. Por problemet sentimentale nuk janë asgjë para një ngjarjeje të pazakontë që u ndodh. Rastësisht, ata bëhen dëshmitarë të një vrasjeje dhe shndërrohen në shënjestrën e një vrasësi profesionist. Për ti mbrojtur  prej tij, agjentët federalë i dërgojnë në një qytezë të humbur në Wyoming ku lidhja e tyre e shkatërruar rrezikon të rrënohet përfundimisht, por në fakt nuk rezulton kështu. Hugh Grant ruan akoma hijen e protagonistit të ëmbël tek Bridget Jones, ndërsa Sarah ka shumë të freskët imazhin e konsoliduar të Carrie Bradshow tek Sex and the City. E në fakt do ta ruajë këtë imazh  edhe për vijimin e sagës femërore njujorkeze edhe për vitin 2010. Por deri atëherë roli i saj më i freskët është  ai i Meryl Morgan, një grua e suksesshme në punë, por me një martesë të dështuar. Pranë çiftit të njohur, i cili më parë nuk kishte punuar bashkë, është edhe aktori Sam Elliot, i cili është i njohur për publikun me filmat e tij më të fundit si The Golden Compass (2007) të shfaqur në kinema Millennium si dhe Up in the Air,  i cili do të shfaqet gjatë këtij muaji po në kinema Millennium. Jitastu në rolin e asistentes së Meryl Morgan në film është edhe aktorja Elizabeth Moss. Ky kast i çmuar është drejtuar nga regjisori Marc Lawrence, i cili gjithashtu është autori i skenarit. Ndonëse data e premierës botërore të këtij filmi është 18 dhjetori vetëm gjatë muajit janar filmi ka filluar të shfaqet gjerësisht në të gjitha kinematë e botës. Po ndërsa publiku i huaj është duke shijuar historinë romantike të çiftit, Morgan ka ende shtete që presin projeksionet e filmit. Kështu pas Tiranës që shënon premierën në Millennium nga data 2 shkurt, filmi do të ketë premierat e tij dhe më pas projeksionet e shumta në Estoni dhe Finlandë më 5 shkurt. Një javë më pas filmi do të shfaqet në Slloveni dhe në Venezuelë. Më 18 shkurt filmi shfaqet premierë në Rusi ndërsa më 26 shkurt në Itali. Në muajin mars filmi do të ketë premierat e tij në Poloni, Argjentinë, Japoni dhe Brazil.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›