E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Reformë financiare në arsimin e lartë

Ai tha se reforma financiare në arsimin e lartë do të përfshihet në një debat të gjerë publik muajin e ardhshëm.

“Së shpejti do të kemi një konferencë me të gjithë universitetet për ta shpallur të gjithë paketën e reformës financiare, e cila po shkon drejt përfundimit. Duhet të merrni anën tjetër të problemit, asnjë student nuk do detyrohet të financojë nga kursimet e familjes, por do ketë një institucion që do ti japë kredi gjithë studentëve për financimin”, tha sot Tafaj.

Ministria e Arsimit konfirmon se sistemi i ri financiar do të bazohet në performancën e universiteteve, parim i cili ka të bëjë me faktin që paraja ndjek studentin. Ministria e Arsimit ka dërguar udhëzimet përkatëse për të marrë mendimet e të gjithë aktorëve të interesit për këtë reformë, që pritet të konkretizohet në vitin 2013. /Start/

                                                                                             2011-09-27 16:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›