Imami: Model të ri për arsimin e oficerëve të rinj

Ai ishte i pranishëm në një seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku është ndalur tek harmonizimi i sistemit arsimor dhe kualifikimi ushtarak.
Ai theksoi se ky sistem është një nga dimensionet më të prekshme për zhvillimin e Forcave të Armatosura, ndaj ka gjithmonë vëmendjen e duhur. "Jemi në fazën e vendimmarrjes për një model të ri të rekrutimit dhe arsimimit të oficerëve të rinj, pasi me gjithë reformat e ndërmarra, arsimi mbetet sërish një çështje e hapur, që duhet trajtuar me fleksibilitet", tha Imami. Duke u ndalur në përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO, ministri tha se ecuria e të gjitha proceseve ka rezultuar pozitive falë edhe punës që ka kryer Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Ai përmendi riorganizimin e FASH, në një strukturë të re dhe implementimin e planit të përhapjes, konsolidimin e zinxhirit të komandim-kontrollit, kalimin në një forcë tërësisht profesionale, garantimin e sigurisë kombëtare, mbështetjen ndaj popullsisë civile në raste emergjencash, pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, realizimin në kohë të planit të demontimit dhe asgjësimit të materialeve të tepërta etj. Për sa i përket reformës në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU), Imami tha se qëllimi i saj ka qenë transformimi i SHIU-t si strukturë inteligjence në nivelet e standardeve të NATO-s, mbështetje e plotë ndaj Forcave të Armatosura. /Start/
2011-09-27 16:09