Vlorë, arrestohet 5 shtetas për tentativë vrasje e vjedhje

Fillimisht, është njoftuar se në qytezën e Selenicës në afërsi të tregut, dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të shtetasit N. Xh., 41-vjeç , lindur në Vlorë e banues në lagjen “Minatori” Selenicë, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet tip autoveturë.
Menjëherë mbas marrjes së këtij njoftimi janë bllokuar drejtimet kryesore të mundshme që mund të shfrytëzoheshin nga autorët për t’ju fshehur kërkimit e arrestimit të policisë. Mbas disa minutash ndjekje dhe kërkimi në një terren të thyer forcat e policisë kanë bërë të mundur që në afërsi të vendit quajtur “Depoja e Ujit” në fshatin Kocul, të kapë një makinë dhe dy autorët e dyshuar, përkatësisht Altinit Aliaj, 34-vjeç, si dhe Armando Shakaj, 26-vjeç.
Ndërkohë, sot rreth orës 06:30 është marrë njoftimi se dy persona të paidentifikuar dhe të armatosur më armë zjarri të cilët lëviznin me një automjet kanë hyrë në banesën e shtetasit R. M., 76-vjeç, lindur e banues në fshatin Tragjas dhe nën kërcënimin e armës e kanë lidhur dhe i kanë vjedhur një sasi hekurishtesh për skrap.
Pas një kohe të shkurtër patrulla e policisë në vendin e quajtur “Rrapi” në “Ujë të Ftohtë” ka identifikuar një automjet tip Furgon, duke ndaluar shtetasit Shpëtim Maksutaj, 31-vjeç, banues në Fier, Emiljano Kazanxhi, 31-vjeç, banues në Vlorë si dhe Bledar Çunaj, 22-vjeç, lindur në Vlorë e banues në Orikum. Gjatë kryerjes se veprimeve paraprake verifikuese dhe nga kontrolli i këtij automjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë model 56 e kalibrit 7.62 mm, një sasi e konsiderueshme hekuri e destinuar për skrap, si dhe automjeti me të cilin po udhëtonin autorët e dyshuar. /Start/
2011-09-27 16:26