Tafaj mbledh shtabin vendor të emergjencave në Dibër

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka mbledhur sot shtabin vendor të emergjencave në qarkun e Dibrës në lidhje me situatën e emergjencës nga dëbora në këtë qark. Tafaj ka zhvilluar një takim me shtabet vendore të emergjencave në Burrel dhe Bulqizë ndërsa ka zhvilluar edhe inspektime në terren për të parë nga afër situatën nga dëbora.
Ndëkohë temperaturat në qarkun e Dibrës vazhdojnë të jenë më të ulëta se ditën e djeshme ndërsa reshjet e dëborës kanë rënë me më pak intensitet në zonat e thella. Sipas policisë së shtetit 4 akse rrugore janë të pakalueshme për automjetet ndërsa në akset e tjera qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Sipas policisë aksi rrugor Peshkopi – Sllovë-Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, aksi Arras- Zall Dardhë -Reç, aksi Steblevë-Librazhd dhe aksi Arras-Lurë janë të pakalueshëm për automjetet ndërsa policia thekson se po punohet për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.