E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi-Uollender: Thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka pritur në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga zëvendëssekretarja e Mbrojtjes, Sellest Uollender.

Në këtë takim mësohet të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë.
 

Sipas njoftimit për shtyp, Uollender ka "vlerësuar progresin e arritur në konsolidimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve dhe performancës së Policisë së Kosovës".
 

Të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim për nevojën e rishikimit të sektorit të sigurisë në vend, në përputhje me situatën aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›