E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga këshilltarit bashkiak të PR-së Fier, kërkohej nga drejtësia italiane

Fier- Këshilltari bashkiak i Partisë Republikane në Fier, Fatmir Kajolli, është dënuar në mungesë nga drejtësia italiane e Milanos me 16 vite burg në vitin 2002 dhe 16 mijë euro gjobë për trafik lëndësh narkotike.

Ndërsa Gjykata e Romës e ka dënuar atë me 14 vjet burg, ndërsa shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar është bërë më herët, por është egzekutuar tani.

Ai ka vazhduar aktivitetin e tij politik si këshilltar bashkiak ndërsa në pronësi të tij janë disa biznese të cilët kanë shërbyer edhe si sponsora në fushatat elektorale.

Ai është arrestuar dhe pritet të dalë para trupit gjyqësor në Gjykatën e Fierit  dhe më pas të bëhet ekstradimi në Itali pas kërkesës së drejtësisë italiane

Në shtetin fqinj ai ka 10 vjet që kërkohet, pasi dyshohet se është i përfshirë në trafik lëndësh narkotike dhe prostitucioni.

Ai ka kërkuar në Gjykatën e Strazburgut shfuqizimin e vendimit me arsyen se avokatit të tij nuk i janë paraqitur në gjuhën shqipe materialet e gjyqit. Por Gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë, dhe në vitin 2008 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatave Italiane.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Drejtësia tërheq të gjitha provat për Arjan Selimin Tiranë – Vetëm pak ditë nga vrasja e të dënuarit...
  2. Fier- Arrestohen 2 shqiptarët e kërkuar në Itali Fier- Policia e Qarkut Fier ka bërë të mundur arrestimin...
  3. Fier- Vranë në 97-ën nënë e bir, në pranga 3 persona Fier- Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona, pasi dyshohet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›