Berisha viziton Brukselin, merr pjesë në konferencën e PPE- së
Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë zyrtare në Bruksel ku do të marrë pjesë në Konferencën me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian, e cila organizohet më datë 11 Prill nga Grupi i PPE-së, në Parlamentin Evropian.
Konfernca do të mbahet në kuadër të mbështetjes që PE po u jep vendeve të Evropës Jug Lindore në procesin e integrimit, por do të trajtohen dhë çështje që lidhen me progresin aktual dhe të ardhmen e integrimit evropian, si dhe mbi mbështetjen evropiane për Ballkanin, në lidhje me promovimin e një bashkëpunimi të fortë rajonal.
Në këtë Konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, eurodeputeti Joseph Daul, do të marrin pjesë dhe Zëvendëskryetarët e Grupit Parlamentar të PPE-së, z.Gunnar Hokmark dhe z.Joannis Kasoulides, Kryeministri i Maqedonisë, zoti Nicola Gruevski, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnie Hercegovinës, zoti Vjekoslav Bevanda, ish Kryeministrja e Kroacisë, zonja Jadranka Kosor, zoti Peter Sorensen, i Dërguar i Posaçëm i BE-së në Bosnje – Hercegovinë, eurodeputetë si zotërinjtë Elmar Brok dhe Eduard Kukan etj.
No related posts.