Tafaj në Kosovë: Bashkëpunim për arsimin
Gjatë qëndrimit atje, Tafaj zhvilloi një takim me homologun kosovar, Enver Hoxhaj, ku uroi homologun e tij dhe qeverinë e Kosovës, për vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
Ministri Hoxhaj, vlerësoi suksesin e reformave që Qeveria Berisha ka ndërmarrë në fushën e arsimit dhe nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve, qeverive dhe ministrive përkatëse.
“Marrëveshja me Shqipërinë është shumë e veçantë, tha Hoxhaj, dhe ne duam të marrim si model ligjin tuaj të Arsimit të Lartë. Kemi interesim të madh për përvojën e Shqipërisë edhe në hartimin e teksteve shkollore”. Nga ana e tij, ministri Tafaj shprehu vendosmërinë për të theksuar dhe intensifikuar bashkëpunimin dhe u ndal në hapësirat që lejon marrëveshja e përbashkët.
Ai shtroi para kolegut kosovar sfidat e reformimit të sistemit arsimor në Republikën e Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë Berisha për arsimin e standardeve europiane.
Tafaj u takua edhe me përfaqësues të komunës së Prizrenit, ku biseduan për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe sidomos për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare në hapjen e Universitetit të Prizrenit. Ministrat e Arsimit dhe Shkencës vizituan edhe Universitetin e këtij qyteti, i cili pret studentët e parë më 1 tetor të këtij viti.