E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve, tjetër sulm për Xhekon: 30 milionë euro

Oferta e fundit e italianëve është 30 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilave (20 milionë euro) mund të sigurohen nga shitja e brazilianit Diego. Për këtë të fundit prej kohësh kanë shprehur interes gjermanët e Volfsburgut dhe Hamburgut. Ndërkaq, për Xhorxho Kielinin është vendosur rroga e re vjetore: rreth tre milionë euro.

Sa i përket pjesës tjetër të merkatos bardhezi, Trezege, të cilit i skadon kontrata vitin tjetër, mund të nxirret në shitje për të kursyer 4,5 milionë eurot e rrogës së tij, si dhe për të mos e humbur me kosto zero verën e ardhshme. Iakuinta konsiderohet i pashitshëm, ndërkohë që Kamoranezi nuk ka ndërmend të lëvizë deri në përfundim të marrëveshjes më 2011-ën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›