Tafaj vlerëson 25 maturantët dhe 5 mësuesit më të mirë

25 maturantë dhe 5 mësues kanë marrë frytet e punës së tyre si më të mirët e vitit 2011-të.
Edhe pse tashmë janë studentë në fakultete të ndryshme , përfundimi i vitit shkollor këtë vit me rezultate të mira u ka dhënë atyre privilegjin të cilësohen si më të mirët nga Ministria e Arsimit, por edhe ata që u kanë dhënë dije janë vlerësuar nga Ministria.
Të gjithë këta talente por edhe ato që do të vijnë do të kenë mbështetjen e ministrisë, kështu ka pohuar Ministri Myqerem Tafaj gjatë fjalës së tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë mësues, nxënës dhe prindër të cilët ndanë mes tyre emocionet e punës së arritur gjatë këtij viti.