E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Nuk ka struktura paralele në veri

Kryetarët e komunave në Veri të Kosovës, të cilët mandatet e tyre i kanë fituar përmes zgjedhjeve ilegale të organizuara nga Serbia, të pa njohura nga Kosova, BE dhe UNMIK-u, për KFOR-in janë legjitim dhe të pranueshëm.

Ato zgjedhje lokale janë vlerësuar në kundërshtim edhe me rezolutën 1244, mbi bazën e të cilës vepron edhe KFOR-i në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowicki, ka deklaruar se kryetarët e komunave serbe të Veriut të Kosovës nuk mund të quhen as paralelë e as ilegalë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për struktura paralele ose ilegale, mendoj se këto fjalë nuk janë adekuate. Katër kryetarët e komunave në Veri të Kosovës janë të zgjedhur në përputhje me vullnetin e popullit që jeton atje, e kjo për KFOR-in do të thotë se ata janë bashkëpunëtorët tanë nëse duhet të bisedojmë për lirinë e lëvizjes në Veri, furnizimin e trupave tona. Kjo është arsyeja përse bisedojmë me ta dhe ky është shembull i mirë për të gjithë”, citohet të ketë thënë Noëicki në një intervistë për B92, të enjten.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›