E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga merr pjesë në varrimin e ish-presidentit Havel

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka udhëtuar të enjten për në Republikën e Çekisë, ku do të marrë pjesë në varrimin e mikut të madh të Kosovës, disidentit e ish-presidentit çek, Vaclav Havel.

Në një telegram ngushëllimi dërguar institucioneve dhe popullit çek, presidentja Jahjaga e vlerësoi Havel si mik të madh të Kosovës dhe theksoi se vdekja e tij është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë.

Vaclav Havel ishte mik dhe përkrahës shumë i madh i Kosovës. Për këtë ai u nderua me dekoratën e lartë “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”.

Havel ndërroi jetë të dielën e kaluar në moshën 75-vjeçare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›