Tahiri: Aleanca për Prishtinën do të ofrojë shërbime shëndetësore

Kandidati i AAK-së për Prishtinën Besnik Tahiri, ka mbajtur një konferencë, ku prezantoi ekipin për shëndetësi në përbërje të Luan Jahasë, bashkë-koordinator i programit të AAK-së, Bujar Gashi, udhëheqës i departamentit për shëndetësi në Aleancën për Prishtinën dhe anëtarët tjerë të këtij departamenti; Bylbyl Reçica, Urim Tefiku, Granita Selimaj dhe Guxim Osmani. Tahiri po ashtu paraqiti rëndësinë që ka sektori i shëndetësisë për Aleancën për Prishtinën.
Fillimisht Besnik Tahiri përgëzoi qytetarët e Kosovës e me theks ata të Prishtinës për caktimin e datës së zgjedhjeve që do të mbahen më 3 nëntor, “ai u shpreh se ky është një moment tejet i rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës, ku ftoj të reflektojnë mbi atë se a janë të kënaqur me gjendjen në Prishtinë dhe për rëndësinë e kësaj date, duke qenë se për Aleancën për Prishtinën këto zgjedhje janë jetike dhe të një rëndësie të veçantë, ne që në fillim jemi dakorduar për kandidaturën dhe programin që ka rëndësi kruciale në garën për Prishtinën që prijë unë, andaj kemi filluar të përpilojmë programin në aspekt tepër serioz dhe konkret”.
Aleanca për Prishtinën përmes këtij programi do të angazhohet në dy drejtime: së pari në adresimin e problemeve aktuale; dhe së dyti, në zgjidhjen e problemeve të trashëguara si dhe parandalimin e shfaqjes së tyre në të ardhmen.
Aleanca për Prishtinën ashtu sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mandatin e tyre qeverisës i kanë dhëne vetës për qellim të zhvilloj rrjet të tillë të shërbimeve shëndetësore i cili do të bëjë që çdo qytetar i kryeqytetit të ndihet i sigurt për shëndetit e tij kudo që ai ndodhet - në qendër të Prishtinës dhe në pjesën më periferike të saj, në qytet dhe në fshatin më të largët të saj, në shtëpi, në shkollë, në punë, në rrugë. Përmes aksioneve të hulumtimit aktiv për sëmundjet në mënyrë të vazhdueshme do ti trokasim në derë secilit qytetarë dhe do ta pyesim për gjendjen e tij shëndetësore. Duke ndërtuar kështu një sistem të saktë të evidentimit për kujdes të vazhdueshëm. Dhe jo vetëm kaq Aleanca për Prishtinën do të bëjë që shërbimi shëndetësor që i ofrohet qytetarit të jetë i cilësisë më të lartë.
Që ta bëjnë këtë të mundshme do të riorganizojmë institucionet shëndetësore ekzistuese dhe do të ndërtojmë kapacitete të reja. Do ti bëjnë ato me infrastrukturë dhe aparaturë moderne. Do të reformojmë sistemin e kujdesit në shtëpi, shërbimin e emergjencës. Do të ri-konsolidojmë shërbimin shëndetësor në institucionet shkollore dhe të grupeve vulnerabile.
Do të vendosin në qendër të kujdesit qytetarin dhe shëndetin e tij, por nuk do të harrojmë as punëtorin shëndetësor. Atij do ti krijojmë kushte të tilla për punë dhe mundësi për gjenerim të ardhurave që do ta bëjnë të gëzojë dinjitet të plotë personal dhe profesional.
Programi është i bazuar në financim real. Sigurisht se implementimi i tij është i mundshëm në secilën pike të tij. Buxheti komunal për shëndetësi do të planifikohet në kohë duke përmbushur nevojat e zbatimit të planit, partneriteti me sektorin privat, kontratat me kompanitë e sigurimeve dhe kërkimi aktiv i donacioneve janë garanci se programi ynë do te realizohet.
Programi që u paraqit sot do të vazhdojë të jetë në konsultime të gjëra me qytetarët, institucionet shëndetësore dhe mekanizma tjerë institucional që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Programi i Aleancës për Prishtinën nuk është vetëm konstatim i gjendjes problematike të qeverisjeve paraprake dhe asaj aktuale me Komunën e Prishtinës, porse është Program që pasqyron vizionin e arritshëm për ndryshim, nëpërmes realizimit të të cilit qytetarët e Prishtinës do të jetojnë në mirëqenie më të madhe si rezultat i qeverisjes së mirë dhe efikase./Indeksonline/