E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Gjermania, partner strategjik i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një drekë pune me Rainer Erdel, anëtar i Bundestagut të Gjermanisë nga radhet e Partisë Liberale gjermane, i shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar deputetin Erdel për mbështetjen e madhe që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat. “Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, pasi që Gjermania dhe populli i saj në çdo kohë, në çdo rrethanë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ai ka theksuar veçanërisht përkrahjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën Bundestagu i Gjermanisë dhe të gjitha fraksionet e tij, sidomos në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e përkrahjës së Bundestagut gjerman në procesin e integrimeve euroatlantike dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, anëtari i Bundestagut të Gjermanisë, Rainer Erdel ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të Bundestagut dhe institucioneve të tjera gjermane për Kosovën./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›