E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri Askush nuk ka imunitet ndaj ligjit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një takim me krerë të Policisë së Shtetit deklaroi se gjendja kriminale në vend është alarmante.

Tahiri theksoi se tani është koha për të ngritur në këmbë Policinë e Shtetit dhe për të ngritur në këmbë jetën e qytetarëve. "Unë pres nga Policia që të mos njohë askënd që rri mbi ligjin. Respekti për ligjin nuk blihet me para, me pushtet, me politikë, me miq, me njohje. Mjaft më duke treguar që ligji vlen për më të dobëtit dhe nuk vlen për disa të tjerë. Duhet ta shembim murin e pandëshkueshmërisë, e paprekshmërisë, askush nuk ka imunitet ndaj ligjit", tha Tahiri. Ministri kërkoi t'i jepet shpirti i skuadrës efektivëve,duke shtuar se kush cënon jetën e qytetarëve do të ketë përballë Policinë e Shtetit, kush respekton ligjin ka në krah policinë. Po ashtu Tahiri kërkoi marrjen e masave për armëmbajtjen, që po bëhet burim i vrasjeve të shumta, si dhe kthimin përmbys të situatës me trafiqet njerëzore dhe lëndët narkotike. Në fjalën e tij, Tahiri kërkoi shkarkimin e menjëhershëm nga puna të dy policëve që u filmuan duke abuzuar me detyrën e tyre. Rikthimi i rendit publik Menjëherë pas mbledhjes së parë të qeverisë Rama ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk ka humbur asnjë minutë, por i është drejtuar zyrës për të nisur nga puna. Takimin e parë e ka zhvilluar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj. Burime nga policia e shtetit i pohuan Top Channel se në qëndër të takimin ishte situata e vlerësuar prej Tahirit si emergjente me rendin. Ministri i Tahiri i ka kërkuar zotit Burgaj nisjen e menjëhershme të marrjes së masave emergjente në përballjen me krimin në vend. "Diskutuam me Tahirin për cështje punë. bashkëpunimi do të jetë në të gjitha drejtimet në luftë kundër krimit", u shpreh Burgaj pas takimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›