Bushati Bashkepunimi rajonal te clirohet nga klaustrofobia
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Integrimit socialisti Ditmir Bushati ne fjalen e tij tha se megjithese nje kusht i percaktuar qarte ne procesin e stabilizim-asocimit bashkepunimi rajonal ka ende nevoje te clirohet nga klaustrofobia. COSAP si forumi ku shkembehen pikepamjet rreth rrugetimit tone europian mund te behet promotor i nje bashkepunimi me te strukturuar nen frymen e axhendes se Selanikut. Anetaresimi i pritshem i Kroacise ne BE eshte deshmia me elokuente se rregullat e kodifikuara te procesit te zgjerimit funksionojne kur reformat permbushen. Ne duhet te orientohemi nga yjet e Brukselit por duke rritur nderveprimin midis njeri-tjetrit aq me teper kur perballemi me sfida dhe veshtiresi te ngjashme. Ballkani Perendimor mund te perfitoje nga eksperienca e suksesshme e bashkepunimit te vendeve te Vishegradit duke u transformuar e zhvilluar se bashku tha Bushati. Me tej ai shtoi se komisionet tona kane dhe duhet te luajne nje rol thelbesor. Ato duhet te sherbejne si institucione kyce per adresimin e ceshtjeve europiane duke u bere keshtu urat lidhese ndermjet qeverive dhe qytetareve ne arritjen e objektivit tone te perbashket anetaresimin ne BE. Duke punuar ne kete drejtim ne mund te pergatisim qytetaret tane per te pasur pritshmeri sa me realiste per kete proces qe kerkon reforma te verteta e te veshtira.