E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: BE-ja nuk do tjetër Qipro

“Është e qartë se Bashkimi Europian, nuk do një tjeter Qipro brenda unionit. Kështu ka deklaruar Zv/kryeministrja Edita Tahiri duke komentuar në edicionin e së dielës të gazetës turke, Zaman, për mospranimin e statusit të kandidates për në BE për Serbinë. “BE-ja ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta importojë një tjetër problem si Qipro”, ka thënë Tahiri. Ajo ka thënë se rruga e Kosovës si e Serbisë për në BE është e gjatë. Tahiri e vlerëson rolin e Turqisë në Ballkan ndërkohë që thotë se Rusia nuk mund të ketë më asnjë rol në rajon. Zv/kryeministrja ka shprehur bindjen në këtë intervistë se 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë do ta bëjnë një gjë të tillë në të ardhmen. Pak ditë më parë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se serbia nuk mund të futet në BE pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar në një dalje të tij për mediat ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Këtë deklaratë ai e theksoi duke iu referuar konfirmimit të 4 ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët janë shprehur se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. Serbisë i ka kushtuar Kosova gjatë këtij viti me ftohjen e marrëdhënieve me disa shtete të rëndësishme. Përveç Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Franca e Austria nuk janë shumë të lumtura për qëndrimet e Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›