E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Berisha emeroi prefekt, shokun e djalit

Prefekti i ri i Tiranes ka ngjallur reagimin e Partise Socialiste, qe e ka cilesuar emerimin me te fundit te qeverise, si nepotik dhe korruptiv, i cili vihet dhe ai ne interesat e familjes Berisha. Deputeti socialist Saimir Tahiri, u shprehe sot nga selia roze se "Sali Berisha emeroi dje Prefekt te Tiranes, shokun e ngushte te Shkelzenit dhe Rrahmanit, duke dhene deshmine e radhes per pushtetin abuziv dhe financiar, te cilin ai e perdor ne menyre nepotike, klienteliste dhe korruptive". Sipas PS, ky emerim tregon se mazhoranca qe do te qeverise vendin edhe per 4 vjet te tjera, nuk ndryshon aspak nga mazhoranca e shkuar, qe bente emerime te pamerituara. "Shqiperia mbahet peng nga femijet dhe familjaret e kryeministrit, nderkohe qe institucionet publike, ministrite, policia, dogana dhe gjithcka varet nga kryeministri, jane vene ne sherbim te interesave pasurore te nje grushti njerezish, qe pervec lidhjes se gjakut i lidhin tashme dhe interesat klanore per te vjedhur pasurite e Shqiperise dhe shqiptareve",-tha ai. Per seline roze, emri i Shkelzen Berishes, s'mund te ndahet nga tragjedia e Gerdecit, por pas skandaleve fshihet emri i vajzes se kryeministrit, Argites, qe sipas PS, "ka qene dhe mbetet 'paradhoma' e takses familjare". PS shprehet se eshte e vendosur, te demaskoje ne syte e publikut keto praktika nepotike dhe korruptive. "Pushteti feudal e klanor i Berishes, do te marre fund se bashku me pushtetin paralel te femijeve te tij, e te gjithe atyre qe rrjepin pasurine e shqiptareve",-tha Tahiri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›