PD: Rama, ka frike nga forcimi i shtetit ligjor
Partia Demokratike konsideron se kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, tmerrohet nga forcimi i shtetit ligjor ne territorin e Prefektures se Tiranes me emerimin e prefektit te ri, Keltis Kruja. Zedhenesja e PD, Erla Mehilli, tha dje gjate nje konference per shtyp, se "Edi Rama nxori Sajmir 'Stilolapsin' per te mashtruar, trilluar dhe shpifur, sic tashme ben cdo dite. Edi Rama, ky humbes i madh, qe ka frike nga ligji se e dhunon cdo dite ate, tmerrohet nga emerimi i prefektit te ri te Tiranes, juristit Keltis Kruja, njerit prej drejtuesve kryesore te Forumit Rinor te Partise Demokratike, ne keto 12 vitet e fundit". Nga ana tjeter zedhenesja e PD nuk ka munguar te sulmoje dhe njehere tjeter me tone teper te ashpra, kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama, per aferat qe ka bere me lejet e ndertimit per miqte dhe shoket e tij. "Rama dhe ndonje tjeter si ai, qe e konsiderojne Tiranen si ciflig te aferave te tyre te pista, per te grabitur pronat e qytetareve, per t'i dhene dy firmave te veta 70 % te lejeve te ndertimit, e qe po nderton edhe qytezen me Delijorgjin, e tmerron cdo ide qe synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor ne territorin e Prefektures se Tiranes", akuzoi Mehilli. Pergjigja e zedheneses se demokrateve ka ardhur menjehere sapo deputeti i PS, ish-zedhenesi i kesaj partie, Sajmir Tahiri ka akuzuar Berishen, se ka emeruar ne postin e prefektit te Tiranes, nje mik te djalit te tij.