BE sheh të mundur largimin e Greqisë nga eurozona

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Ilias Mosialos ka thënë se në samitin evropian, është rënë në dakord ky plan, liderët evropianë kanë caktuar afatin për ratifikimin e tij në Parlamentin grek deri në fund të vitit 2011. “Partnerët tanë evropianë nuk do të presin. Kemi vetëm edhe shtatë javë dhe nuk duhet të humbim asnjë ditë”, është shprehur ai.
Greqia po përjeton një trysni politike të paqartë. Edhe pse qeveria e kryeministrit George Papandreu i ka mbijetuar mocionit të votëbesimit në Parlament, situata politike është akoma e tensionuar.
Edhe pse kanë nisur bisedimet për formimin e një koalicioni të gjerë qeverisë, e cila do të drejtohej nga ministri i tanishëm i Financave Evangelos Venizelos, partitë opozitare edhe më tej kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barozo, pranon mundësinë e largimit të Greqisë nga eurozona, ndonëse një variant i tillë nuk do të ishte i favorshëm. /L.F/Start/
2011-11-06 09:47