Tahiri: E pa papranueshme që Prishtina të mos ketë ujë

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri ka zhvilluar një vizitë në Kompaninë Ujësjellësi Rajonal Prishtina.
Tahiri u njoftua nga afër me sfidat dhe planet e Ujësjellësit Prishtina nga kryeshefi Gjelosh Vataj dhe stafi menaxhues i kësaj ndërmarrje.
Gjatë takimit u diskutuan një varg çështjesh duke filluar nga ato bazike që kanë të bëjnë me problemet thelbësore siç janë: Inkasimi, borxhet, bashkëpunimi me komunën, furnizimi i rregullt me ujë, gjithashtu u fol dhe për projektet investive që planifikohen të bëhen siç është ndërtimi i fabrikës së ujit, zëvendësimi i rrjetit të vjetërsuar, paisja me njehsorë matës, instalimi i filtrave dhe burimet gjetja e burimeve tjera alternative.
Tahiri e vlerësoi këtë vizitë si mundësi për tu njoftuar dhe konsultuar rreth investimeve infrastrukturore dhe strategjike të kësaj kompanie në Komunën e Prishtinës.
Nga ana e tij, ai paraqiti qasjen e tij rreth koordinimit të investimeve të përbashkëta të komunës me këtë institucion që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor.
Tahiri, premtoi që gjatë mandatit të tij qeverisës do të bashkëpunoj ngushtë me këtë kompani për të bashkërenduar investimet në mënyrë që problemi i furnizimit me ujë të pijes të zgjidhet njëherë e përgjithmonë./Indeksonline/