E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: E vështirë të merresh vesh me Serbinë

Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me beogradin Edita Tahiri deklaroi në Bruksel se do të jetë shumë e vështirë të arrihen marrëveshje me Serbinë rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe menaxhimit të integruar të kufijve në gjithë territorin e vendit.

Ndërsa Serbia vazhdon të insistojë që përfaqësimi rajonal i Kosovës të bëhet nën mandatin e UNMIK-ut, shefja e ekipit negociator të Kosovës e quan të papranueshme pasi Kosova tashmë është shtet sovran, kurse UNMIK-u është i tejkaluar.

Sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, ajo zgjidhjen e sheh sipas modelit evropian, që del nga Marrëveshja e Lisbonës, pra si dy shtete sovrane, ndërkombëtarisht të njohura nga shumica e shteteve me ndikim në botë.

Ajo ka akuzuar Serbinë se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.

Kështu, sot pritet që të vazhdojë me raundi i tetë të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, janë edhe Lirim Greiçevci dhe Dren Zeka, këshilltarë të dialogut, si dhe ekspertë për çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›