Presidenti, Leskaj: Nano mund të jetë një kandidaturë mbi palët

“Padyshim që mund të jetë një figurë mbi palët”, u shpreh Leskaj, duke shtuar se para se të diskutohet për emrat duhen përcaktuar kriteret që duhet të përmbushë kandidati për President.
“Para se të shkohet tek debati për emrat, për PS-në e rëndësishme është realizimi i një procesi diskutimesh mes palësh, për të përcaktuar kriteret që duhet të përmbushë kandidati për President dhe mënyrën si do zgjidhet ai”, u shpreh Leskaj.
Sipas saj, PS-ja është treguar shumë e hapur sa i takon çështjes së Presidentit dhe është e gatshme për një President konsensual. “Shqipëria ka nevojë për një President konsensual, por para se të vijmë tek emri duhet diskutuar procesi se si do të bëhet”, theksoi ajo.
Pas kryesocialistit Edi Rama dhe anëtares së kryesisë Mimi Kodheli, Valentina Leskaj është anëtarja e tjetër e këtij forumi të lartë që gjykon se Fatos Nano mund të ishte një kandidaturë që mund të garojë për postin e kreut të shtetit, si një figurë mbi palët.
Në fillim të kësaj jave Rama, e cilësoi ish-kreun socialist si një kandidat për President që ka shpallur ambicien për të qenë mbi palët. Sipas tij, Nano është distancuar për këtë qëllim nga PS-ja me vullnetin e tij.
/Start/E.B/
2012-02-24 15:31