E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Kosova praktikisht nuk është më Republikë

Albin Kurti dhe Visar Ymeri

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për marrëveshjen e arritur Kosovë-Serbi. Sipas kryetarit të saj Albin Kurti, kjo marrëveshje nuk përfshin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në fusnotë.

As pavarësia dhe as shpallja e pavarësisë nuk janë elemente të fusnotës, tha Kurti. Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por edhe me bashkëpunimin rajonal. Pra, Republika e Kosovës kësisoj privatizohet. Atë mund tia shfaqim vetes sonë por jo edhe të tjerëve. Jemi Republikë vetë-me-veti. Mirëpo, kjo është saktësisht e kundërta e konceptit të Republikës, ka shtuar ai.

Kurti e konsideroi marrëveshjen që sipas tij i heq fjalën Republikës Kosovës pa lejë të Kuvendit si manovër të kryeministrit Thaçi për të ruajtur pushtetin.

Rezultatet e dialogut në Bruksel janë realizim i kërkesave të Serbisë. Serbia tashmë nuk po i arrin qëllimet e saj përkundër kryeministrit të Kosovës, por nëpërmjet kryeministrit të Kosovës. Sepse ai po e konsideron pushtetin e tij shumë të rëndësishëm sesa shtetin e Kosovën, u shpreh kreu i VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi mbajtjen e një demonstratë paqësore para godinës së qeverisë së Kosovës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›