Spahiu: AK do heqë sulltanët nga politika

“Misioni i Aleancës Kuqezi është heqja e sulltanëve nga politika”, deklaroi kreu i AK-së, i ftuar në emisionin “Top Story”.
Spahiu foli rreth shndërrimit të lëvizjes në një parti politike dhe vendin ku kjo u komunikua, nga Uashingtoni. “U zgjodh koha dhe vendi i duhur për ta bërë këtë”, u shpreh ai. “Kisha deklaruar kohë më parë se nëse do të vendosja që AK-ja të bëhej parti, do të braktisja pozicionin shtetëror që kisha dhe ishin një sërë ngjarjesh zinxhir që ndodhën. Një javë më parë dhashë dorëheqjen dhe natyrisht, vizita përkonte edhe me pavarësinë e Kosovës, 17 shkurtin. Nga ajo ditë kemi nisur një sërë takimesh këshilluese, për të prezantuar programin tonë, që do të prezantohet në maj dhe do të mbledhë delegatë nga çdo qytet shqiptar, brenda e jashtë kufijve. AK kërkon të pastrojë këtë skenë të politikës nga një ujë i ndotur dhe nga partitë që janë shndërruar në parti private, që drejtohen nga të njëjtët njerëz prej kohësh”.
Lidhur me partinë që pritet të zyrtarizohet së shpejti, Kreshnik Spahiu tha: “Lëvizja politike do të jetë e qendrës, që nuk është fraksion as i PD-së as i PS-së. Në gjirin tonë do ketë vend për të gjithë ata që nuk kanë njollë në biografinë e tyre, që nuk janë të përlyer në sistemin aktual”. Udhëheqësi i AK-së zbardhi disa nga emrat të cilët, siç tha ai, aktualisht janë anëtarë të AK-së: “Anëtarë të AK-së janë Myslim Pasha - i cili zbardhi skandalin e pazarit të kufirit detar me Greqinë, Gjergj Bojaxhi e Pëllumb Xhufi. Por ka dhe shumë figura të tjera. Standardi më interesant që ofron kontrata kuqezi, nuk lejon asnjë ministër apo ish-ministër të jetë anëtar i AK-së”.
Spahiu sfidoi kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama përballë shqiptarëve në bazë të katër kushteve: “1. Ndryshim të Kodit Zgjedhor duke kaluar në një sistem proporcional të korrektuar. Sot ne qeverisemi nga një pakicë, PD-ja nuk ka më shumë se 20 për qind të votave. 2. Reformë zgjedhore: të njihet vota e emigrantëve; 3. Numërim elektronik, që të mos i numërojnë votat të fortët e PD-së dhe PS-së; 4. Z. Kryeministër, zhblloko mediat që kanë një vit që bllokojnë Aleancën Kuqezi. Aksioni i ri do të jetë referendum për reformën zgjedhore, ndryshe 1 milion aktivistë do bëjnë thirrje për bojkot popullor dhe bllokim të qendrave të votimit në zgjedhjet e 2013-ës”.
Në një intervistë për gazetën “Shqip”, deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht kreu i komisionit hetimor për veprimtarinë e KLD-së dhe Spahiut, hidhte dyshime për vetë prejardhjen e kreut të AK-së. Spahiu u përgjigj me agresivitet ndaj këtyre akuzave: “Sipas kryeministrit Berisha dhe zëdhënësit të tij ‘Ali-Beu’, pasi gërmuan e gërmuan e nuk gjetën gjë, dalka që unë qenkam i huaj e i dërguar nga ndonjë fuqi këtu. Janë ata kanë bërë diçka unike, duke i vënë emrin e komisionit tim si komisioni për shkarkim dhe jo për hetim. Deklaruan se Kreshnik Spahiu në rrënjët e tij 3-mijë vjeçare nuk është shqiptar dhe këtë akuzë e bëjnë ata që e shesin Shqipërinë si plaçkë tregu. Fatkeqësisht, ndodh shpesh në Shqipëri që kur humbet argumenti politik, kalohet në akuza personale. Unë kam një prejardhje thellësisht etnike shqiptare, babai nga Prizreni dhe ka ardhur në Tiranë për shkak të diskriminimit. Ndërsa nëna vjen nga familjet Ismailati e Bejleri të Libohovës, që u janë mohuar shumë të drejta në Greqi për punë pronash”.
I përballur me kritika për rolin e tij në degradimin e sistemit të drejtësisë në tre vitet e fundit, ish-nënkryetari i KLD-së u përgjigj: “Sistemi i drejtësisë nuk po pastron dot politikën nga figurat e inkriminuara, për faktin se vjen nga një sistem që ishte parti shtet, ku diktatura kontrollonte gjithçka. Demokratët sot e socialistët dje kontrollojnë të gjithë drejtësinë, që është e kapur, e kontrolluar nga politika. Jo rastësisht, në 20 vjet nuk është dënuar asnjë politikan. E dyta, për tre vjet, sistemi i drejtësisë ka qenë viktimë e bojkotit të Parlamentit: asnjë ligj, asnjë kod nuk është miratuar dhe të gjitha buxhetet e institucioneve janë reduktuar. Këtu vijmë tek thënia e Falkones: ‘Më shkurtuan buxhetin, makinat, nuk më favorizojnë me legjislacion, më ulën sigurinë, pra më thoni kush është më e rrezikshme në këtë shtet, shteti apo mafia?’”.
Në vijim Spahiu foli edhe për vizionin e tij për të ardhmen e drejtësisë. “Duhet një reformë me rrënjë - u shpreh ai - dhe kjo është një prej dhjetë pikave të kontratës sonë, kontratë që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me programet e Partive Demokratike dhe Socialiste. Disa nga idetë për përmirësimin e situatës janë përfshirja e jurive apo përzgjedhja e gjykatësve nga vetë populli. Gjyqtarët shkarkohen nga KLD-ja me propozim të qeverisë. Çdo propozim i saj për të shkarkuar gjyqtarët është pranuar. Por disa herë këto propozime kanë qenë selektive”.
Spahiu përfundoi: “Jam kundër nacionalizmit, është një rrezik për demokracinë. Unë jam për shoqëri patriotike. AK ka denoncuar të gjitha lëshimet dhe pazaret në kurriz të interesave kombëtare: marrëveshje që cenonin integritetin e vendit, ligji për ndryshimin e kombësisë, marrëveshje që lidhej me varret e të parëve tanë, problemet me çështjet e gjuhës shqipe, unifikimin e abetares duke mos lejuar skandale si ai i Preshevës. Këto probleme nuk lidhen me urrejtjen ndaj fqinjëve. Pasaporta e shqiptarëve është krenaria jonë, shtetësia është pjesa e krenarisë. Për këtë çështje ka një qëndrim kushtetues. Askush nuk ka monopolin që të hedhë këto ide. Ne nuk do lejojmë që të bëhet pazar me pasaportën shqiptare. Keqqeverisja është armiku kryesor i bashkimit të shqiptarëve. Nuk mund të afrohen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Evropë”.
/Start/E.B/
2012-02-24 11:28