E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vrare e te plagosur ne kufirin sirian me Izraelin

Ne demonstraten ne kufirin sirian me lartesite Golan u vrane te pakten gjashte vete nga forcat e armatosura izraelite dhe u plagosen te pakten 15 te tjere. Kete e bene te ditur mediet shteterore izraelite. Rreth 500 demonstrues u mblodhen te dielen ne mengjes ne anen siriane rruges per ne kufirin midis Sirise dhe lartesive Golan te pushtuara ne vitin 1967 dhe te aneksuara me vone per te kujtuar 44 vjetorin e shperthimit te luftes gjashteditore. Nje zedhenese e ushtrise izraelite nuk i konfirmoi keto shifra. Ushtaret i kishin paralajmeruar fillimisht me altoparlante demonstruesit qe te mos e kapercenin gardhin kufitar tha zedhenesja e ushtrise Leibowitz. Radioja izraelite i transmetoi keto paralajmerime me megafon te ushtrise

Ai qe do te perpiqet te kaperceje kufirin do te vritet.

Pas kesaj u shkrepen te shtena paralajmeruese thote zedhenesja e ushtrise Leibowitz

Megjithate ne gjetem nje situate ne te cilen nje grumbull i egersuar njerezish nga ana siriane perpiqet te arrije gardhin kufitar midis Izraelit dhe Sirise. Prandaj ne u detyruam te perdorim opsionet legjitime per te shtire ne kembe per te penguar cdo infiltrim sic e kemi pare ate dy jave me pare ne diten Nakba.

Qe me 15 maj me rastin e se ashtuquajtures dite Nakba ne kujtese te debimit dhe arratise se palestinezeve 63 vjet me pare ndodhi nje demonstrate propalestineze ne kufirin sirian dhe libanez ne kufirin me Rripin e Gazes dhe ne Ramallah. Sipas te dhenave izraelite ne kete incident u vrane 11 vete dhe u disa dyzina u plagosen.

Ne prag te manifestimeve te se dieles ushtria izraelite beri te ditur se nuk do te lejonte kalime te kufirit forcat e armatosura u vendosen ne gjendje alarmi te avancuar.

Qeveria izraelite beri pergjegjese per incidentet kryetarin sirian te shtetit Bashar el Assad i cili perpiqet ne kete menyre te terheqe vemendjen nga veprimet brutale kunder popullit te vet. Ministri Benny Begin i partise Likud tha te dielen pasdite ne radion izraelite

Perpjekjet e sotme per te kaluar kufirin e Izraelit nuk dallohen shume prej atyre te cilat i pame me 15 maj. Kjo ishte dita e pavaresise se Izraelit e cila per arabet njihet si dite e katastrofes. Atehere midis nesh dhe ketyre fqinjeve nuk behej fjale per nje konflikt kufitar midis dy popujve por per nje lufte te cilen ata e kane nisur kunder nesh qe 100 vjet te shkuara.

Autor Clemens Verenkotte/Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›