Tahiri: Kallëzime për dhunuesit e zgjedhjeve në Kombinat
Në një konferencë, Saimir Tahiri, deputet i zgjedhur në Tiranë, ka deklaruar se është ushtruar presion ndaj komisionerëve dhe vëzhgueseve të opozitës në shumicën e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 50 në Kombinat.
Ai theksoi se kjo bandë përbëhej nga punonjës të policisë së shtetit të veshur me uniformë dhe civilë, punonjës të SHKB në Ministrinë e Brendshme, punonjës së Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Transporteve si dhe persona të tjerë me precedentë penal e të njohur për botën e krimit, të gjithë të armatosur me armë dhe me mbështetjen politike të drejtpërdrejtë të Ministrit Bujar Nishani, i cili drejtonte veprimtarinë e tyre nëpërmjet rojeve personale të tij.
"Në 12 Qendra Votimi vëzhguesit e Partisë Socialiste janë larguar forcërisht dhe nuk janë lejuar më të vëzhgojnë procesin zgjedhor, duke cënuar kështu në thelb integritetin e procesit të votimit dhe të drejtën e PS për të monitoruar me vëzhguesit e saj procesin e votimit në këto qendra. Për këtë incident janë njoftuar menjëherë edhe përfaqësuesit e OSBE/ODHIR por pa mundur t’i japin zgjidhje”-theksoi Tahiri në konferencën nga selia rozë. Deputeti Tahiri shtoi se në emër të Partisë Socialiste do të dorëzojë në Prokurori një kallëzim penal për secilin prej këtyre personave, shoqëruar më të gjithë materialet filmike që provojnë aktivitetin e tyre kriminal ditën e zgjedhjeve.